Shpëtim Çuka plagosi me thikë të birin, nëna e të miturit: Më lironi burrin! Ndodhi pa dashje, po qëronte mollë

Date:

Nëna e 15-vjeçari që u plagos ditën e djeshme nga babai i tij, Shpëtim Çuka, në fshatin Vreshtas të Maliqit, ka deklaruar se gjendja e të miturit është shumë mirë.

Në emisionin “Me zemër të hapur”, ajo kërkoi lirimin e bashkëshortit nga qelia me arsyetimin se krimi ka ndodhur pa dashje. Sipas saj, Shpëtim Çuka ka qenë duke qëruar mollë në momentin kur është konliktuar me të birin, për shkak se i mituri rrinte në telefon dhe nuk po shkonte në shkollë.

“Djali është shumë mirë. Ngjarja ka ndodhur në orën 7:20 të mëngjesit. Bashkëshorti ishte shtrirë, po qëronte një mollë dhe pa dashje ia hodhi biçakun. Djali ka plagë të lehtë fare. Sa mori një sërum dhe doli nga spitali.

  • Jemi marrë në pyetje nga policia. Unë thashë se ka ndodhur pa dashje. Dua burri të më vijë në shtëpi. Kushte të mira kam. Djalin e kam në shkollë. Lere telefonin i tha, shko në shkollë. Plagën e ka të vogël, si ta kishte pickuar grerëza. Nuk e kishte për qëllim ta godiste. Djali e mban telefonin, jo prej shumë kohësh,” tha nëna e të miturit.
  • REDAKTUAR nga:
  • “KORÇA BOOM”

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Shkolla naum veqilharxhi vizitë në muzeun kombëtar të artit mesjetar

Nxënësit e klasave të 9-ta të shkollës “Naum Veqilharxhi”...

Skënderbeu humbja që djeg shumë/ Ja ku jemi me renditjen!

Sot janë luajtur tre ndeshjet e para të javës...

Skënderbeu mësoni forrmacionin e korçarëve që pritet të zbresë në orën 13 30 ndaj egnatias

Skënderbeu është gati për këtë përballje të pas pak...

Dardha mahnitëse në çdo stinë

Pamje të mrekullueshme nga fshati turistik i Dardhës, i...