Pas ndeshjes në Shkodër ka qEnë trajneri i korçarëve Ivan Gvozdenoviç që ka deklaruar se: “Jam shumë i mërzitur nga kjo humbje” Realisht ai është i sinqertë për atë që thotë.
Por nuk është vetëm ai i mërzitur janë edhe ata tifozë që mbështesin dhe duan këtë Skënderbe, ekipi i tyre tashmë po rëshket edhe në renditje dhe situata është e vështirë, pas dy humbjesh radhazi vërtet situata do një analizë dhe jo vetëm.
Është e lehtë të konstatosh por është e vështirë të ndreqësh këtë gjendje dhe i takon trajnerit pikë së pari, të gjëjë rrugët dhe mënyrat që nga kjo gjendje të dilet sa më shpëjt. Ato që trajneri deklaron pas ndeshjes si faktorë të humbjes qëndrojnë, por si dilet nga kjo krizë, që tashmë mund ta themi së është e tillë. Besimi është arma më e fortë dhe njëkohësisht shfrytëzimi i të gjitha mundësive të ekipit.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”