Organizata “Biologët e Shqipërisë”, përmbylli me sukses projektin studimor me në fokus, “Monitorimi i dy llojeve të karavidheve të ujërave të ëmbla ‘Astacus astacus’ dhe ‘Austropotamobius torrentium’ në liqenet e Prespës, Ohrit si dhe në lumenjtë e Parkut Kombëtar Shebenik.”, mbështetur nga Critical Ecosystem Partnership Fund, në seminarin e zhvilluar në Pogradec, me pjesëmarrje të AdZM Korçë dhe Librazhd si dhe aktorëve të tjerë lokalë të cilët kontribuan dhe janë të interesuar rreth studimit të kryer.
Në muajin Korrik të këtij viti falë projektit, është hartuar “Manuali i monitorimit të karavidheve”, i cili është në dispozicion të specialistëve të AdZM për vijimin e studimeve me qëllim mbrojtjen e karavidheve.
Përfundimi i studimeve në kuadër të këtij projekti faktoi në mënyrë progresive monitorimin e popullatave të karavidhes në ujërat e ëmbla të Liqenit të Prespës dhe Ohrit.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”