Sporti
Abissnet superiore java e 25 të e kampionatit luhet të dielën të hënën
Pas takimeve të para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë që u zhvilluan në mesjavë, të dielën dhe të hënën do të luhet java e 25-të e kampionatit “Abissnet Superiore”.Dy takimet e para të javës do të zhvillohen në orën 13:30, Egnatia do të përballet me Teutën, ndërsa Kukësi me Erzenin. Kryesuesit e “Abissnet Superiore” do të kërkojnë të rikthehen te triumfi në kampionat dhe në stadiumin “Arena Egnatia” do të synojnë vetëm fitoren.Ndërsa Teuta vjen në këtë ndeshje pas triumfit me Kukësin në kampionat dhe synimi i vetëm mbetet vazhdimësia e rezultateve pozitive.Një takim mjaft interesant është edhe Kukësi-Erzeni, dy skuadrat që ndodhen në vendet e fundit të renditjes. Pas një ecurie negative, Erzeni u rikthye te fitorja në Kupën e Shqipërisë dhe tani do të kërkojë të bëjë të njëjtën gjë edhe në kampionat, ndërsa Kukësi nuk ndodhet në një moment të mirë dhe në shtëpi ka si objektiv vetëm fitoren.Në orën 17:00, Skënderbeu do të përballet me Partizanin. Korçarët kanë fituar në ndeshjen e parë në shtëpi këtë sezon me të kuqtë dhe synojnë të triumfojnë sërish, ndërsa Partizani kërkon fitoren e radhës pas triumfit në derbin e kryeqytetit.Të hënën në orën 17:00 do të zhvillohen dy takimet e fundit të kësaj jave. Tirana do të përballet me Laçin në stadiumin “Elbasan Arena.Bardheblutë tashmë në vendin e pestë do të kërkojnë të rikthehen te fitorja në kampionat, megjithatë nuk do të jetë e lehtë pasi Laçi po kalon një moment të mirë në “Abissnet Superiore” dhe do të tentojë surprizën ndaj Tiranës.Ndeshja tjetër është Dinamo City-Vllaznia. Ky takim do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” dhe do të vihen përballë dy skuadrat më në formë të momentit në kampionat.
Sporti
“Ujqër”! Nesër të gjitha rrugët na çojnë në Strofull!
Sporti
VOLEJ FEMRA+MESHKUJ/ Skënderbeu luan në dy transferta, priten 2 fitore
Sporti
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
Sporti
Nations League/ Publikohet lista për dy ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Pogradeci-Teuta sot 17:00, hyrja falas për tifozët!
Sporti
STARTON sot java e 8-të me Dinamo-Laçi/ Nesër Skënderbeu-Egnatia
Super Liga
SKËNDERBEU/ Të dëmtuarit duket se nuk japin garanci
Kategoria 2
MALIQI dënohet me 2 milion lek gjobë/ Lion Ndoci pezullohet me 2 ndeshje
Kategoria 1
POGRADEC/ Komisioni i Disiplinës dënon Nesti Binishin!
Sporti
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti5 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti4 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti5 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Sporti19 orë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Super Liga4 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet4 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti2 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti2 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti2 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!