Sporti
Abissnet superiore për vajza luhet java e 17 të skënderbeu nesër ndaj teutës në durrës
Java e 17-të e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza do të luhet e ndarë në tre ditë, duke nisur sot me takimin e parë, Laçi – Partizani. Të kuqet e Partizanit do të udhëtojnë drejt Laçit, në një sfidë ku synim kryesor janë tre pikët. Takimi luhet në ora 16:00.Të shtunën do të zhvillohen tre ndeshje të tjera të javës së 17-të. Skënderbeu do të udhëtojë drejt Durrësit, ku do të përballet me Teutën, me sfidën që do të luhet në ora 11:00. Lushnja do të presë Gramshin në shtëpi duke nisur nga ora 14:00.Këtë javë spikat sfida Apolonia – Vllaznia, një ndeshje që pritet të jetë mjaft e luftuar. Pavarësisht se edhe në kampionatin e vajzave do të aplikohet formula “Final 4” dhe kampionia e këtij edicioni do të shpallet nga ndeshjet që do të luhen pas mbarimit të fazës së dytë, shkodranet nuk duan ta lëshojnë vendin e parë në kampionat dhe objektiv kanë fitoren. I njëjti objektiv është edhe për vajzat e Fierit, që ‘favorizohen’ nga faktori ‘shtëpi’. Ndeshja luhet të shtunën në stadiumin “Loni Papuçiu” në ora 16:00Java e 17-të e “Abissnet Superiore” për vajza do të mbyllet të dielën me sfidën, Kinostudio – Tirana. Vajzat bardheblu do të kërkojnë të lënë pas disfatën me Vllazninë dhe të rikthehen te fitorja. Nga ana tjetër, Kinostudio nuk ka asnjë shans për në “Final 4”. Ndeshja do të luhet në QKS Kamëz në ora 10:00.“Abissnet Superiore“ për vajza – Ndeshjet e javës së 17-të:Laçi – Partizani 19.04.2024, ora 16:00Teuta – Skënderbeu 20.04.2024, ora 11:00Lushnja – Gramshi 20.04.2024, ora 14:00Apolonia – Vllaznia 20.04.2024, ora 16:00Kinostudio – Tirana 21.04.2024, ora 10:00
Sporti
Nations League/ Publikohet lista për dy ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Pogradeci-Teuta sot 17:00, hyrja falas për tifozët!
Sporti
STARTON sot java e 8-të me Dinamo-Laçi/ Nesër Skënderbeu-Egnatia
Super Liga
SKËNDERBEU/ Të dëmtuarit duket se nuk japin garanci
Kategoria 2
MALIQI dënohet me 2 milion lek gjobë/ Lion Ndoci pezullohet me 2 ndeshje
Kategoria 1
POGRADEC/ Komisioni i Disiplinës dënon Nesti Binishin!
Sporti
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
Sporti
Sfida me Egnatian e rëndësishme/ Presidenti Takaj zbarkon 3 ditë para në Korçë
Sporti
Raundi i parë i kualifikueseve të Euro U-17 do të zhvillohet në Shqipëri, përcaktohen stadiumet ku do të luhen ndeshjet
Sporti
“10 vite kuqezi, 10 vite krenari & realizim i ëndrrës së fëmijërisë”, Ermir Lenjani vendos të tërhiqet nga Kombëtarja!
-
Sporti5 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti4 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti5 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Super Liga4 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Sporti17 orë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Aktualitet4 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti2 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti2 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti2 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!