Të 10-të skuadrat e “Abissnet Superiore” nuk kanë kohë të përgatiten në këto ditë të para të 2025-ës, pasi menjëherë starton java e 20-të dhe skuadrat duhet të jenë gati një javë më vonë. Përkatësisht si sot një javë më vonë starton edhe “Abissnet Superiore” me ndeshjet e javës së parë të këtij viti.
Kjo javë është pëcaktuar zyrtarisht dhe do të luhet e ndarë në dy ditë, të premten dhe të shtunën e ardhshme. Përkatësisht të premten e 10 janarit do të luhen 3 ndeshje, ndërkohë që një ditë më vonë më 11 janar do të luhen edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj jave.
Viti do të nisë me ndeshjen e parë në Rrogozhinë, ku Egnatia, kampionia në fuqi do të presë në shtëpi Laçin, takim që do të startojë në mesditë në orën 13:30. Në të njëjtën orë do të luhet edhe në Ballsh, ku Bylisi vendas do të presë Dinamon, skuadër që kryeson superligën pas 19 javëve të para. Dita e parë e javës së 20-të do të mbyllet në Shkodër, ku në “Loro Boriçi” Vllaznia vendase do të presë Tiranën në përballjen klasike të superligës.
Dita e dytë dhe e fundit e javës së parë të vitit 2025 do të ketë dy ndeshje dhe të dyja janë planifikuar të luhen në të njëjtën orë, 17:00. Së pari, në Elbasan vendasit do të presin Teutën dhe java do të mbyllet me ndeshjen e kryeqytetit Partizani-Skënderbeu.
Kjo është java e 20-të që do të startojë një javë më vonë dhe Skënderbeu nuk ka shumë kohë të mendohet, pasi starti i këtij viti është në prag. Sigurisht që gjatë kësaj periudhe të gjitha skuadrat do të mendojnë edhe për hyrje-daljet e merkatos dimërore që nuk pritet të ketë surpriza të mëdha edhe pse në fakt Skënderbeu ka deklaruar dhe pret që të afrojë disa lojtarë për të arritur objektivin e shpëtimit nga rënia e superligës. Merkatoja ka filluar më 1 janar dhe akoma nuk kemi emrin e parë e futbollistit të afruar, ku kryesisht skuadra bardhekuqe është duke parë lojtarë në tregun e huaj.
The ten teams of “Abissnet Superiore” have no time to prepare in these first days of 2025, as the 20th week kicks off immediately, and the teams must be ready a week later. Specifically, starting exactly one week from today, “Abissnet Superiore” will resume with the first matches of the year.
This round has been officially scheduled and will be played over two days, next Friday and Saturday. Specifically, on Friday, January 10th, 3 matches will be played, while the remaining two matches of the round will take place the following day, Saturday, January 11th.
“KORÇA BOOM”