Ka dy ditë që portalet dhe të gjitha mediat që nuk e duan Skënderbeun po trillojnë shkrime nga më të ndryshmet, abuzive dhe në dëm të Skënderbeut. Madje më e keqja është se ka edhe media nga qyteti juglindor që u besojnë këtyre portaleve anonime dhe përhapin lajmet e largimeve të disa prej titullarëve, apo edhe trajnerit të sapoemëruar Ernest Gjoka.
Vërtet një turp që po ndodh me lajmet e dy ditëve të fundit, ndërkohë që vërtet Skënderbeu ndodhet në vendin e fundit dhe situata nuk është e mirë, por që asnjë moment nuk është folur, apo të mendohet se Skënderbeu mund të shkatërrohet kaq kollaj.
Gjithsesi, mediat po abuzojnë duke filluar nga trajneri dhe deri te disa titullarë, duke triulluar edhe në fjalët e tyre. Në këtë mënyrë kjo katrahurë e trilluar portalesh ka filluar me trajnerin Ernest Gjoka. Me njëshin e stolit bardhekuq është abuzuar duke thënë se do të largohet, ndërkohë që Gjoka ka vetëm dy ndeshje në krye të pankinës dhe një gjë e tillë as që mendohet. Sigurisht që kreu i stolit do kohën e vet dhe deri tani në dy ndeshje ka 1 barazim dhe 1 humbje. Gjoka edhe nga vetë klubi bardhekuq ka kontratë 1 vit e gjyssë dhe nuk duhet t’u besohet portaleve që mendojnë dhe trillojnë se Gjoka do të largohet.
Për të kaluar te portieri titullar dhe një nga lojtarët më të mirë si Marko Alia, apo edhe sulmuesi kryesor Ermir Rashica, që orët e fundit po sipas këtyre portaleve i dha lamtumirën Skënderbeut. Qoftë Alia, apo edhe Rashica as që mund ta bëjnë një gjë të tillë, madje as që mendohet dhe jo më të largohen vetëm nëpërmjet portaleve.
Këto lajmë dashakeqe duhet të dënohen nga të gjithë në qytetin juglindor dhe sigurisht që më e rëndësishme është se nga ata që besojnë te Skënderbeu nuk duhet t’u besojnë këtyre trillimeve mediatike që janë thjesht lajme për klikime.
Te Skënderbeu janë duke u përgatitur vetëm për ndeshjen e radhës me Bylisin dhe po kërkohet që të dilet sa më shpejt nga kjo situatë aspak e mirë, ku në klub besojnë se Skënderbeu do të rikthehet.
Mos u besoni korçarë këtyre portaleve paçavure. Skënderbeu është Skënderbeu!
For two days, portals and all media outlets that are against Skënderbeu have been fabricating various abusive articles to harm Skënderbeu. What’s worse is that even media from the southeastern city are believing these anonymous portals and spreading news about the departures of some key figures, including the recently appointed coach Ernest Gjoka.
“KORÇA BOOM”