Në fakt korçarët kishin kërkuar që roli i qendrës së sulmit të ishte i dubluar, pasi i vetëm do të ishte Bismark, por në këto momente edhe ai nuk është i qetë, kjo pasi ka mbërritur një tjetër sulmues qendre dhe ai është Tayo Razack Abiodun.
Tani nuk është vetëm konkurrenca pasi kjo blerje e re sjell edhe një alternativë më shumë për sulmin atje, ku Gvozdenoviç mund t’i përdorë edhe si sulmues krahu dhe në qoftë se Rashica thotë “mirupafshim”, ka një alternativë të radhës. Në këto kushte edhe trajneri do të jetë i qetë, çka do të thotë se ekipi ka një forcë më shumë.
Duke parë që futbollisti është edhe me një gjendje shumë të mirë në çdo drejtim, kjo të jep shpresë se do të jetë shumë shpejt gati për një formacion të parë, duke qenë se rruga është e gjatë dhe për këdo ka vend në ekip.