Sporti
Ambasadorja e futbollit gjerman steffi jones përmbyll vizitën në shqipëri viziton fshatin sos kal
Ambasadorja e futbollit gjerman Steffi Jones përmbylli me sukses vizitën e saj dyditore në Shqipëri, teksa sot kaloi një moment të veçantë me fëmijët e fshatit SOS në Tiranë. Në një vizitë zyrtare të shoqëruar nga anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha dhe Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, ish-ylli i futbollit gjerman të vajzave u mirëprit nga Drejtoresha e Fshatit SOS, Mimoza Manaj dhe nga përfaqësues të tjerë të qendrës.Ambasadorja e futbollit gjerman fillimisht vizitoi ambientet e brendshme të fshatit SOS dhe takoi nga afër pjesëtarët e një familje, ku bashkëbisedoi me të gjithë fëmijët dhe kaloi një moment të veçantë. Më pas, Steffi Jones dhe fëmijët u zhvendosën në fushë, ku të gjithë së bashku zhvilluan një ndeshje futbolli.Në fund, ambasadorja e Gjermanisë për finalet e “Euro 2024”, Steffi Jones, në emër të FSHF-së u dhuroi fëmijëve nga një çantë me dhurata, teksa i falënderoi të gjithë përfaqësuesit e fshatit SOS për mikëpritjen e në veçanti Federatën Shqiptare të Futbollit, duke i uruar sa më shumë suksese në finalet e Europianit “Gjermani 2024”.Anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, i përcolli Steffit Jones falënderimet e përzemërta të FSHF-së dhe Presidentit Armand Duka dhe theksoi se Shqipëria do të bëjë më të mirën në finalet e Europianit “Gjermani 2024”.Në vizitën e saj zyrtare, Sttefi Jones vizitoi edhe ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ku u njoh me historinë e futbollit shqiptar, zhvilloi një diskutim të hapur me drejtues të FSHF-së, trajnerë dhe futbolliste, si edhe ndoqi një seancë stërvitore të ekipeve përfaqësuese rajonale të vajzave në “Shtëpinë e Futbollit”, ku bisedoi nga afër me futbollistet dhe trajneret vajza.
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Sot ora 17:00 Skënderbeu vetëm për fitore ndaj Barleti Volley
Kategoria 1
Liqenorët shprehin detyrimin e tyre ndaj Kukësit
Sporti
SUPERLIGA/ Luhet në Korçë dhe në Tiranë. Java e 8-të sot me dy përballje
Sporti
Shqipëri U-21 luan ndaj Armenisë/ Ja lista. 3 lojtarë të Skënderbeut vishen kuqezinj
Sporti
SKËNDERBE sot dita e së vërtetës/ Vetëm për 3 pikë ndaj Egnatias!
Sporti
SKËNDERBEU superior ndaj Egnatias në përballjet në Korçë!
Sporti
Dinamo mposht Laçin dhe merr kryesimin pas 13 vitesh/ Nesër Skënderbeu-Egnatia
Sporti
Shqipëria e Julian Ahmataj në provën e fundit përpara kualifikueseve të Europianit U-19. Zyrtarizohen dy miqësore ndaj Malit të Zi
Kategoria 1
Operohet korçari Jorgo Qeleshi/ Lojtari falënderon mjekët për ndërhyrjen
Sporti
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
-
Sporti2 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Super Liga5 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti1 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti3 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti3 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti3 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Sporti21 orë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…