Connect with us

Aktualitet

Amber është violinistja e talentuar tek Qyteza e Fëmijëve

Amber është violinistja e talentuar që ndjek plot përkushtim dhe dëshirë kursin e violinës tek Qyteza e Fëmijëve.

Adhurueses së vogël të muzikës i pëlqen të koordinojë notat muzikore dhe të krijojë pjesë të thjeshta me to.

Suksese Amber, uroj që një ditë të shkëlqesh në skenat e mëdha të botës!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Rifillon asfaltimi i rrugës Maliq-Lozhan!

Rifillon asfaltimi i rrugës Maliq -Lozhan, një investim i Buxhetit të Shtetit nëpërmjet Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Brenda muajit Tetor i gjithë aksi prej 19 km do të jetë i asfaltuar.

Një luginë fantastike që do të marrë jetë edhe më shumë me këtë investim të shumëpritur.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

POGRADEC/ Marshimi i vogëlushëve për Jetën në kuadër të “Tetorit Rozë”

Marshimi i vogëlushëve për Jetën.

Qindra fëmijë të kopshteve marshuan dje në kuadër të “Tetorit Rozë” muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Me buzëqeshje, lule dhe mesazhe kuptimplota ata marshuan për të dhënë mesazhin se ju nëna, gra dhe vajza duhet të kujdeseni për veten tuaj, për familjen dhe mbi të gjitha për këta voglushë.

Ndaj është momenti që secila nga ju të bëjë vizitë mjekësore, pasi kështu zbuloni, parandaloni dhe shpëtoni jetë!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

MOTI/ Rreshje shiu në këtë të mërkurë 9 tetor 2024. Ja parashikimi…

Ditën e sotme vendi ynë pritet të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët deri mesatar, lokalisht në veriperëndim reshje shiu me intensitet deri të lartë. Hera-herës shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në orët e pasdites gardualisht reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke u lokalizuar në veriperëndim dhe zonat malore të vendit por me intensitet të ulët.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 8m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 10 deri 21°C

në zonat e ulëta 12 deri 29°C

në zonat bregdetare 15 deri 27°C

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Mirëmëngjes dhe ditë të mbarë nga pedonalja e qytetit të Ersekës!  

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë!

Sot është e mërkurë dhe data shënon 9 tetor 2024.

Ditën e sotme dëshirojmë t’ju japim një përshëndetje të veçantë nga pedonalja e qytetit të Ersekës. Kjo pamje e bukur është një përfaqësim i gjallë i atmosferës së ngrohtë dhe mikpritëse të këtij qyteti. Le të shijojmë çdo moment të kësaj dite të mrekullueshme dhe të ndajmë energjinë pozitive me njëri-tjetrin.

Portali “Korça Boom” ju uron një ditë të mbushur me gëzim, sukses dhe inspirim.

Shijoni çdo çast dhe ditë të mbarë miq të faqes sonë!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Zona Këmbësore/ Vijon puna për krasitjen e pemëve dekorative në qytet.

Zona Këmbësore/ Vijon puna për krasitjen e pemëve dekorative në qytet.

Punonjësit e Shërbimeve Publike sot punuan në Zonën Këmbësore të qytetit, për t’i dhënë rrugës më shumë hapësirë dhe dritë.

Çdo ditë në punë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Vijojnë aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve në bujqësi!

Vijojnë aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve në bujqësi!

Ftohen gjithë fermerët dhe blegtorët për të adresuar kërkesat dhe pyetjet e tyre pranë AZHBR dhe të përfitojnë mbështetje nga njëra prej masave:

Instalimi i rrjetave antibreshër

Mekanizimi i bujqësisë

Ndërtimi i stallave

Kosha dhe rrjeta për akuakulturë

Ndërtimi i serrave diellore të reja

Qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion një skemë me 1.5 miliardë lekë për këtë vit dhe vitin 2025, nga të cilat mundësia e pagesës prej 30% për çdo aplikim fitues do të realizohet brenda vitit 2024.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Vizitorë të shumtë nga Austria në Parkun Kombëtar të Prespës

Vizitorë të shumtë nga Austria kanë vizituar së fundmi Parkun Kombëtar të Prespës. Parku, i njohur për biodiversitetin dhe trashëgiminë e tij kulturore, tërheq turistë të interesuar për të eksploruar bukuritë natyrore dhe ekosistemet unike.

Vizitorët nga Austria janë tërhequr veçanërisht nga peizazhet piktoreske, fauna e egër dhe mundësitë e ekoturizmit. Fluksi i turistëve ka qenë i dobishëm për ekonominë lokale, duke mbështetur bizneset e vogla dhe promovuar turizmin e qëndrueshëm. Parku Kombëtar i Prespës vazhdon të jetë një destinacion kyç për dashamirët e natyrës, përfshirë shumë nga Austria.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Zhani Llogori sjell energji dhe harmoni te Qyteza e Fëmijëve

Zhani Llogori përmes tingujve muzikorë sjell energji dhe harmoni në klasën e tij. Gjithmonë i përkushtuar, ai i ndihmon fëmijët e kursit të pianos dhe këngës të shprehin emocionet nëpërmjet muzikës.

Që në moshë të vogël, Zhani ka qënë i lidhur ngushtë me muzikën duke marrë pjesë në koncerte, por edhe duke luajtur në vegla të ndryshme muzikore si piano dhe fizarmonika.

Ai ka një përvojë disavjeçare në mësimdhënie. Prej shumë vitesh ka qënë pjesë e stafit te Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Mihal Grameno” dhe 5 vitet e fundit mban pozicionin e instruktorit të pianos dhe këngës pranë Qytezës së Fëmijëve.

Me një qasje mbështetëse dhe inkurajuese, instruktor Zhani i ndihmon fëmijët të zhvillojnë talentin dhe pasionin e tyre. Ai beson se muzika është një gjuhë universale që ndihmon në ndërtimin e vetëbesimit, disiplinës dhe kreativitetit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Mësuese Anxhelën po e humbasim…THIRRJE URGJENTE PËR NDIHMË!

Mësuese Anxhelën po e humbasim…

THIRRJE URGJENTE PËR NDIHMË – KËRKESË KRYEMINISTRIT, MINISTRES SË SHËNDETËSISË, MINISTRES SË ARSIMIT, KRYETARIT TË BASHKISË KORÇË

Mësuese Anxhelën në qytet e njohin të gjithë, jo për shkak të hallit që i “ka rënë për pjesë”, më tepër sesa gruan e buzëqeshur, të fortë, heroinë, e cila prej vitesh punon si edukatore në shkollën speciale të qytetit me fëmijët e spektrit autik dhe sindromën down

Para disa muajsh, heroina e heshtur e Korçës u diagnostikua me limfomë jo Hodgkin me qeliza T, një sëmundje e rrallë, kancer por i shërueshmëm

Disa kohë më parë nëpërmjet ndihmës së qytetarëve korçare dhe jo vetëm, nëpërmjet whydonate mundi të mbledhë 10 mijë euro për kurimin e saj, por gjithë këto shpenzime shkuan në “Shën Lukasi” në Selanik për trajtimet e përmuajshme, aty ku sot ka borxh rreth 13 mijë euro

Si te mos mjaftonte borxhi, ajo ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme në palcën kurrizore (nuk di detajet shëndetësore), e cila kushton rreth 50.000 euro.

E ndiej të bëj thirrje kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Z.Edi Rama, ministres së shëndetësisë Albana Koçiu, ministres së arsimit Ogerta Manastrliu dhe kryebashkiakut të Korçës Sotiraq Filo, për krijimin e mekanizmave dhe mundësisë për të siguruar fondet e duhura, komunikimin e duhur me spitalin grek shtetëror PapaNikolao për të mbajtur në jetë nënën e një fëmije 10 vjeçar, gruan që kujdesej për fëmijët me nevoja të veçanta, e cila sot është e shtrirë në shtratin e shtëpisë së saj, e teksa unë bisedoja me Dafinën, të ëmën që nuk ngrinte kokën nga hallet, burrin trim Aurelin që derdhte lot për shëndetin e gruas, pashë shpresë në sytë e tyre të mbushura me lot

Mos e lini profesoren të na ikë!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Denoncimi i gazetares Iris Rezhda: Ky televizion, prej dy vitesh nuk paguan gazetarët e rretheve!!!

Televizioni “Fax News”, prej dy vitesh nuk paguan gazetarët e rretheve!!!

Trajtimi financiar dhe jo vetëm, i gazetarëve nga mediat ku janë të punësuar, është një problematikë që sa vjen dhe merr përmasa më të mëdha. Si gazetare, që prej gati 10 vitesh mbuloj qarkun e Korçës, e konsideroj të papranueshme të mos paguhem prej 2 vitesh nga “Fax News”, ku deri sot kam qenë e punësuar.

Sa e vështirë dhe sa kosto financiare ka të jesh korrespondent i mediave kombëtare, e dinë vetëm ata kolegë që ndiejnë nën lëkurë atë që ndiej unë.

Punë pa orar, ditën dhe natën, pa pushime javore dhe vjetore. Mos të zëntë halli, se edhe në hall, e gjëmë të jesh, përsëri do shkosh në ngjarje dhe do dalësh edhe live. Dhe mund të bësh qindra km rrugë, në terren ku mund të lesh edhe kokën, në shi, borë dhe ngricë, për një lajm, pa të mbuluar punëdhënësi as kostos e karburantit, se për dieta as që bëhet fjalë.

E megjithë vendosmërinë dhe pasionin për profesionin, që më shtyn dhe më jep forcë për të mos u dorëzuar dhe tërhequr, vjen një kohë, një ditë, një moment, kur punëdhënësi, ai që më detyrohet rrogën e papaguar të dy viteve, të më heqë nga puna me një klik pa asnjë njoftim paraprak dhe madje duke më bërë edhe block. Që të jemi të qartë, nga një punë të cilën për shkak të katandisjes së tregut mediatik, kam qenë e detyruar ta bëj vullnetarisht, deri sot.

Edhe pse një fakt i njohur dhe i ditur nga të gjithë, po e them edhe këtë, që kam punuar tek “Fax News” pa kontratë, si dhjetra kolegë të tjerë në Tiranë, por më shumë në rrethe. Por mungesa e kontratës, përgjegjësi direkte kjo ligjore e punëdhënësit, nuk zhbën të drejtën time për të kërkuar deri në fund, me të gjithë instrumentat ligjorë, shpërblimin e punës sime, bërë me dashuri, korrektësi dhe shumë sakrifica.

Të gjitha komunikimet e shkruara me punëdhënësin, do depozitohen si prova bashkë me padinë time në gjykatë.

Ky është momenti që edhe kolegët e tjerë të “Fax News”, të më bashkohen, për ta zgjidhur ligjërisht këtë shkelje të paprecendent të të drejtës të misionarëve të fjalës së lirë, që nuk arrijnë dot të çojnë prej dy vitesh një rrogë në shtëpi!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News