Korca_Boom

9873 POSTS

Exclusive articles:

Policia/ Arrestohet 47-vjeçari nga fshati Moravë, dyshohet për dhunë ndaj vjehrrës

Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin:M. F., 47 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë, pasi dyshohet se ka shkuar disa herë tek banesa e vjehrrës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje, dhe dyshohet se e ka dhunuar atë.​47-vjeçari ka dalë nga banesa e tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Plagosja e lehtë” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Policia/ 33-vjeçari aksidenton shtetasin 59-vjeçar që ngiste biçikletën dhe e bën për spital

DVP Korçë-Specialistët referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J. Ç., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Memëlisht, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin D. B., 59 vjeç, banues në Memëlisht, i cili ndodhet për mjekim në spital.

Skënderbeu u-19, ëndrra Champions League pranë realitetit, nesër ndaj Bylisit ora 13:00 finalja

Më pranë se kurrë më parë titullit kampion. Skënderbeu U-19 nesër luan ndeshjen e “jetës” ndaj Bylisit në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” dhe ëndra e Champions League duket se është më pranë se kurrë më parë.Skënderbeu-Bylis do të jetë 3 javë përpara fundit përballja që vendos skuadrën që do të shpallet kampion këtë sezon dhe takimi do të luhet ditën e shtunë në orën 13:00 në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”. Bylisi dhe Skënderbeu janë në kuotë të njëjtësh pikësh në 22 javë dhe kanë plot 28 pikë. Gjithçka është e barabartë dhe në rast fitoreje të Skënderbeut thuajse titulli vjen në Korçë dhe Skënderbeu do të marrë pjesë më pas në Champions League.Prandaj kjo është ndeshja vendimtare dhe djemtë e rinj kanë nevojë për mbështetjen e tifozërisë korçare ditën e shtunë për ta bërë endrrën realitet.Sot skuadra mbyll përgatitjet dhe duket se është optimiste që nesër do ta mposhtë Bylisin.Forca djema!Ftojmë të gjithë tifozët që nesër të mbështesin djemtë e Skënderbeut në këtë ndeshje të madhe!Skënderbeu-Bylis, të shtunë ora 13:00 Aneksi i stadiumit “Skënderbeu”.Më poshtë sjellim edhe renditjen aktuale.

Mirëmëngjes dhe muaj të mbarë

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë!Sot është e hënë dhe data shënon 01 prill 2024. Jemi sot në këtë fillim jave dhe muaji së bashku me ju miqtë tanë.Sot kemi zgjedhur t’ju themi mirëmëngjes me një pamje fantastike të Katedrales të qytetit tonë e zbukuruar me ngjyrën e pranverës.Ju urojmë një të hënë sa më të bukur për të gjithë Ju dhe të dashurit tuaj!Javë dhe muaj sa më të mbarë për të gjithë Ju miq të "Korça Boom"!

Policia/ E tmerrshme, arrestohet babai 67-vjeçar, i nxorri thikën dhe kanosi vajzën 35-vjeçare

DVP Korçë-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 67 vjeç, banues në fshatin Qatrom, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 35-vjeçare dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë).

Breaking

E RËNDË/ 40-vjeçari u vetëvar në oborrin e shtëpisë! Policia jep detaje

Leskovik/Informacion paraprak Rreth orës 18:00, në një ambient afër oborrit...

Stuhia e shekullit/ Uragani Milton pritet të godasë Floridan, parashikohen dhjetëra miliardë dollarë dëme!

Florida po përgatitet për uraganin Milton, i cili pritet...

NGJARJE E RËNDË: 40-vjeçari i jep fund jetës në Leskovik/ Policia në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më...

Skënderbeu/ Në plan edhe disa miqësore. Mësojeni!

Që korçarët do të zhvillojnë disa takime miqësore, kjo...
spot_imgspot_img