Korca_Boom

9873 POSTS

Exclusive articles:

Mirëmëngjes nga Prespa e mahnitshme!

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë!Sot është e enjte dhe data shënon 8 shkurt 2024, ndërkohë që ne ju urojmë një të enjte të bukur.Sot kemi zgjedhur t'ju themi mirëmëngjes me këtë pamje të mahnitshme të Prespës.Ju urojmë një ditë sa më të bukur dhe bekime nga zoti për të gjithë!Të enjte të bukur dhe të mbarë miq të portalit "Korça Boom"!

Skënderbeu në skaner/ 3 faza 37 pikë, në vend të katërt. Bravo për tri faza të luajtura!

Pas humbjes së djeshme në shtëpi, Skënderbeu mbylli në këtë mënyrë fazën e tretë të superligës. Nga ky moment bëhet edhe bilanci, teksa të gjitha shifrat flasin se Skënderbeu ka bërë mirë në 27 javë të zhvilluara, ku askush nuk e mendonte që do të ndodhte kështu.Askush nuk mund ta mendonte që Skënderbeu i ri të numëronte sot 37 pikë në 27 ndeshje, e thënë ndryshe 1.37 pikë për ndeshje, një mesatare e kënaqshme.Askush nuk e mendonte që Skënderbeu do të renditej në fund të 27-të javëve në vendin e katërt të superligës.Skënderbeu në tri faza ka 11 fitore, 4 barazime dhe 12 humbje.Skënderbeu në tri faza ka shënuar 26 gola, thuajse 1 gol për ndeshje dhe ka pësuar 33 gola, pra 1.2 gola për ndeshje.Këto janë statistikat e bardhekuqve në tri faza, ndërkohë që kanë mbetur edhe 9 ndeshje deri në fund.

Skënderbeu sa mëkat që humbi, bardhekuqtë nuk e meritonin humbjen

Ndodh edhe kështu. Të luash mirë dhe të humbasësh. Kjo ndodhi dje me Skënderbeun, skuadër që tregoi cilësi shumë herë më të mira se Vllaznia mbrëmë dhe humbi në fund falë një penalltie.Po të numërosh rastet më shumë se të arta dhe të pafat të Skënderbeut janë shumë.Ermir Rashica ishte protagonisti i 2 rasteve ideale për të shënuar, një në pjesën e parë dhe më pas në startin e pjesës së dytë. Në rastin e parë doli përballë portierit të Vllaznisë dhe vetëm këmba e Jukaj shpëtoi miqtë nga goli. Rashica mund ta gjuante edhe ndryshe. Në rastin e dytë të Ermirit, në pjesën e dytë del përballë portirit dhe kërkon të shënojë me parabol. Ia jep në dorë topin portierit mik.Sikur të mos mjaftonin këto, është momenti i Mario Rabiut në fund që godet shtyllën dhe ky po që tregoi që fati nuk ishte me Skënderbeun. Po të shtosh edhe ratin e Marko Ramos që shënoi, por topi u prek me dorë e verifikuar nga VAR, ky Skënderbe e themi me plot gojë se dje vetëm të humbiste nuk e meritonte.Vllaznia t'i gëzohet fatit dhe rasteve që shpërdoroi Skënderbeu dhe ka të drejtë të festojë, se mori një fitore që nuk e meritonte…

Maliqi sot ora 15:00 ndeshja e sezonit ndaj Albanëve. Suksese djema!

Albanët-Maliqi është ndeshja e ditës së sotme, e thënë ndryshe ndeshja e sezonit për maliqarët që sot kanë përballjen e “play-out” dhe sigurisht që sot vlen vetëm fitorja.Pikërisht sot në orën 15:00 në stadiumin “Shkumbini” të Peqinit, fushë asnjanëse zhvillohet kjo finale.Maliqi e mbylli në vendin e parafundit të Grupit B të kategorisë së dytë dhe tashmë do të duhet të luajnë 90 minuta vendimtare ndaj Albanëve, një ekip i ri që vjen nga një kategori më poshtë.Sigurisht që është nga ato ndeshje ku në 90 minuta maliqarët duhet të japin shpirtin në fushën e lojës.Sigurisht që nuk duhet të shkonte deri këtu skuadra e Maliqit, por tashmë të presim sot në orën 15:00 rezultatin përfundimtar, pasi verdikti final do të qëndrojë apo jo Maliqi në kategorinë e dytë shkon vetëm nëpërmjet këtij 90 minutëshi të sotëm.Suksese djema! Maliqarë, sot jepni shpirtin në fushë!

Policia/ Dhunon bashkëshorten dhe dy djemtë, arrestohet 61-vjeçari

DVP Korçë-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin M. Gj., 61 vjeç, banues në fshatin Baban, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe 2 djemve të tyre, si dhe se i ka kanosur ata.

Breaking

E RËNDË/ 40-vjeçari u vetëvar në oborrin e shtëpisë! Policia jep detaje

Leskovik/Informacion paraprak Rreth orës 18:00, në një ambient afër oborrit...

Stuhia e shekullit/ Uragani Milton pritet të godasë Floridan, parashikohen dhjetëra miliardë dollarë dëme!

Florida po përgatitet për uraganin Milton, i cili pritet...

NGJARJE E RËNDË: 40-vjeçari i jep fund jetës në Leskovik/ Policia në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më...

Skënderbeu/ Në plan edhe disa miqësore. Mësojeni!

Që korçarët do të zhvillojnë disa takime miqësore, kjo...
spot_imgspot_img