Korca_Boom

9873 POSTS

Exclusive articles:

Një vend bosh në Final Four. Do të jetë Skënderbeu i katërti apo jo?!

Ndërkohë verdiktet e dy skuadrave që kanë rënë nga superliga janë zgjidhur, pasi Erzeni dhe Kukësi i kanë thënë lamtumirë. Ndërkohë që tre ekipe e kanë siguruar Final Four dhe janë Egnatia, Vllaznia dhe Partizani, dy dilemat e vetme janë: Cila skuadër do të jetë e katërta që do të plotësojë katërshen e parë dhe cila skuadër do të marrë pjesë në “play-out”.Dhe për këto dy vende luftojnë 5 ekipe dhe jo pak, nisur nga Laçi i vendit të 8-të dhe me radhë, Teuta, Tirana, Skënderbeu dhe Dinamo.Me pak fjalë të mërkurën Skënderbeu luan gjithë sezonin ndaj Laçit, pasi edhe 1 pikë i mjafton për të siguruar i qetë superligën, por i duhet fitorja për të luftuar fort edhe katërshen e parë.Vërtet një kampionat i çmendur me dilema edhe me 180 minuta përpara fishkëllimës së fundit të sezonit.A do të synojë Skënderbeu katërshen e parë dhe a ka forcë të luajë në katërshen e titullit?!Kjo mbetet për t'u parë, por kjo e mërkurë e kësaj jave është më shumë se vendimtare dhe Skënderbeu duhet të tregojë edhe këto 2 ndeshje “dhëmbët” dhe shanset e veta i ka.Forca Skënderbe!

Problem mbeten kartonët. Edhe në Kupë, Skënderbeu gaboi rëndë

Skënderbeu në 19-të javë të luajtura deri tani numëron 48 kartonë të verdhë dhe 1 të kuq. E thënë ndryshe 2.5 kartonë për çdo ndeshje, një mesatare e lartë kjo për numrin e kartonëve me të cilët janë ndëshkuar badhekuqtë.Sigurisht që një pjesë e kartonëve mund të justifikohen, por janë edhe shumë të tjerë që futbollistët i kanë marrë për gabime foshnjarake.Një gjë e tillë ndodhi edhe në ndeshjen e fundit në Durrës, ku Skënderbeu ndaj Teutës u ndëshkua me 5 kartonë në total, 1 të kuq dhe 4 të verdhë.Randi, Alia, Lika dhe Rashica ishin futbollistët që u ndëshkuan me kartonë të verdhë, ndërkohë që Alia u ndëshkua në fundin e pjesës së parë me karton të kuq.Sa shumë kartonë për këtë Skënderbe në çdo ndeshje dhe sigurisht që ky është një problem më vete për këtë Skënderbe, gjë që në fakt trajneri Ivan Gvozdenoviç i ka kuhstuar rëndësi në momente të veçanta, por futbollistët vazhdojnë të gabojnë javë pas jave dhe ndeshje pas ndeshjeje.Kujtojmë që edhe të dielën mungojnë dy titullarë për arsye penalizimi për kartonët, teksa Ramos dhe Rabiu, janë dy mungesat e rëndësishme, sepse të dy kanë nga 4 të verdha.Tashmë mbetet për t'u parë nëse do të vazhdohet edhe në javët në vijim me të njëjtin ritëm, apo Skënderbeu do të ndryshojë “kurs”.Është vërtet shqetësues numri i kartonëve për këtë Skënderbe!

Nisma e Ministrisë së Arsimit dhe Sporit, fillon zbatimin e saj në 20 Zyra Vendore Arsimore

Nisma e Ministrisë së Arsimit dhe Sporit për realizimin e programit pilot të përforcimit nga mësuesit në dispozicion ka filluar zbatimin e saj në 20 Zyra Vendore Arsimore duke përfshirë 30 shkolla dhe 82 mësues të cilat kanë në fokus të punës së tyre, përmirësimin e përformancës mësimore të aftësive dhe njohurive të nxënësve që aktualisht janë nën rezultate e pritshme ose të dëshiruara.Ky program është fokusuar në lëndët gjuhë-shqipe,matematikë dhe shkencë si dhe tek lëndët shoqërore të arsimit bazë, pasi këto lëndë zhvillojnë tek nxënësit kompetencat më të rëndësishme të cilat janë thelbësore për nxënien e të gjitha lëndëve në shkollë por janë edhe aftësi bazë për të nxënit gjatë gjithë jetës.

Policia/ 27-vjeçari në lagjen 14 në Korçë godet me grushte dhe levë një shtetas tjetër, ndërhyn policia

DVP Korçë-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. L., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 14, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe send të fortë, shtetasin S. Ç. Si pasojë e konfliktit të dy shtetasit kanë marrë dëmtime të lehta.Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

E fundit/ Tërmet i fortë godet Greqinë, shoqërohet nga dy pasgoditje. Ja magnituda dhe epiqendra

Një tjetër tërmet i fortë ka goditur Greqinë mbrëmjen e sotme.Forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 4.9.Tërmeti ka qenë me thellësi lokale 15 kilometra, ndërsa epiqendra ka qenë 8 kilometra nga Gastoini.Ndërkohë që është shoqëruar nga dy pasgoditje me magnitudë 3.1 dhe 2.7.

Breaking

E RËNDË/ 40-vjeçari u vetëvar në oborrin e shtëpisë! Policia jep detaje

Leskovik/Informacion paraprak Rreth orës 18:00, në një ambient afër oborrit...

Stuhia e shekullit/ Uragani Milton pritet të godasë Floridan, parashikohen dhjetëra miliardë dollarë dëme!

Florida po përgatitet për uraganin Milton, i cili pritet...

NGJARJE E RËNDË: 40-vjeçari i jep fund jetës në Leskovik/ Policia në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më...

Skënderbeu/ Në plan edhe disa miqësore. Mësojeni!

Që korçarët do të zhvillojnë disa takime miqësore, kjo...
spot_imgspot_img