Korca_Boom

9873 POSTS

Exclusive articles:

Ja si duket ish-kapiteni i Skënderbeut, Erlis Frashëri me fanelën e re

Ditën e djeshme është mësuar lajmi i ish-kapitenit të Skënderbeut, Erlis Frashërit që ka firmosur kontratën e re me Besën e Kavajës.Ka qenë Frashëri që në faqen e vet zyrtare në rrjetet sociale ka publikuar lajmin, ndërkohë që më poshtë sjellim edhe foton me fanelën e re, sesi duket Frashëri me ngjyrat kavajase, skuadrën me të cilën do të luajë sezonin e ri. Kujtojmë që Frashëri ka mbajtur shiritin e kapitenit të Skënderbeut dhe udhëtoi më pas në Vlorë ku luajti me Flamurtarin gjysmën e sezonit të kaluar.Tashmë lojtari i është bashkuar projektit të Besës, skuadër në kategorinë e parë e cila do të drejtohet nga Mirel Josa dhe sigurisht që do të synojë vetëm ngjitjen në kategorinë superiore.I urojmë suksese Erlis Frashërit me ekipin e ri!

Nxënësit e shkollës së mesme “Ymer Dishnica” do ta nisin vitin shkollor 2024 2025 me klasa dhe hapësira të reja

Nxënësit e shkollës së mesme “Ymer Dishnica” do ta nisin vitin shkollor 2024-2025 me klasa dhe hapësira të reja.Tani shkolla ka :-Sistem ngrohjeje-Termoizolim të godinës-Dritare dhe dyer të reja-Palestër e re-Laboratorë të rinj-Instalime elektrike/hidraulike-Sistem kamerash brenda dhe jashtë godinësNjë ambient më i mirë, më i bukur e më modern për 200 nxënësit e zonës.

Grupi i ekspertëve të “Research Expertise” nga Diaspora Akademike, READ takime me drejtues të Fakultetit të Edukimit

Grupi i ekspertëve të "Research Expertise" nga Diaspora Akademike, READ të shoqëruar nga përfaqësuesit e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF ndodhen në Universitetin “Fan S. Noli”, ku po zhvillojnë takime me drejtues të Fakulteteve në kuadër të projektit të kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, financuar dhe zhvilluar nga AADF për vlerësimin dhe zhvillimin e Universitetit "Fan S. Noli".Në këto takime po diskutohet mbi një draftraport të parë të hartuar prej ekspertëve, duke i dhënë mundësi edhe universitetit për të dhënë mendime e sugjerime në lidhje me gjetjet e këtij draftraporti.Takimet e para u zhvilluan me drejtues të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjise dhe të Fakultetit të Ekonomisë, për të vijuar më tej me drejtues të Fakultetit të Bujqësisë dhe të Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane.

Mirëmëngjes nga freskia e Korçës!

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë!Jemi së bashku në këtë të enjte kur data shënon 4 korrik 2024.Ditën e sotme kemi zgjedhur t’ju themi mirëmëngjes me këtë pamje të qetë e plot freski të qytetit tonë të dashur, të Korçës sonë të bukur duke uruar më të mirat për Ju miqtë tanë.Ju urojmë një ditë sa më të bukur për të gjithë!Të enjte të mbarë dhe të bukur miq të faqes “Korça Boom”!

Skënderbeu/ 4 futbollistët: Gerco, Alia, Lika, Alliu më shumë se miq. Shikoni!

Andrea Gerco, Marko Alia, Gresild Lika dhe Herdis Alliu janë parë shpesh të qëndrojnë bashkë dhe kjo tregon se futbollistët korçarë kanë një shoqëri të mirë edhe jashtë saj.Pra një ekip që të ketë këto suksese natyrisht e ka të nevojshme të kenë kolektivitet, miqësi dhe respekt për njëri-tjetërin.Edhe pse kanë më pak se një vit që janë së bashku nuk e kanë aspak të veshirë të krijojnë shoqëri. Por nuk janë të vetmit, pasi shpesh shohim grupe që qëndrojnë së bashku, ashtu siç pamë në ndeshjen e volejbollit që ishte më shumë se gjysma e ekipit prezent në pallatin e sportit.

Breaking

E RËNDË/ 40-vjeçari u vetëvar në oborrin e shtëpisë! Policia jep detaje

Leskovik/Informacion paraprak Rreth orës 18:00, në një ambient afër oborrit...

Stuhia e shekullit/ Uragani Milton pritet të godasë Floridan, parashikohen dhjetëra miliardë dollarë dëme!

Florida po përgatitet për uraganin Milton, i cili pritet...

NGJARJE E RËNDË: 40-vjeçari i jep fund jetës në Leskovik/ Policia në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më...

Skënderbeu/ Në plan edhe disa miqësore. Mësojeni!

Që korçarët do të zhvillojnë disa takime miqësore, kjo...
spot_imgspot_img