Korca_Boom

9873 POSTS

Exclusive articles:

Mirëmëngjes nga livadhet në fshatin Bozdovec!

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë!Jemi së bashku në këtë të diel kur data shënon 14 korrik 2024.Ditën e sotme kemi zgjedhur t’ju themi mirëmëngjes me këtë pamje të mrekullueshme që natyra i ka falur fshatit Bozdovec duke uruar më të mirat për Ju miqtë tanë.Ju urojmë një ditë sa më të bukur për të gjithë!Të diel të mbarë dhe të bukur miq të faqes “Korça Boom”!

Devolli konteston gjykimin na kanë mohuar fitoren

Devolli ka dalë barazim 1-1 me Delvinën këtë javë që kaloi. Ka qenë një barazim me gola, por devollinjtë e kanë edhe me gjyqatrin e ndeshjes. Ekzekutivi Ermir Lukra deklaron: "Nuk e kuptoj se si vijnë këta gjyqtarë fillestarë. Gabimet njerëzore i pranojmë, por të na mohojnë tre 11-metërsha dhe të na mohojnë edhe dy gola kjo është e papranushme. Çfarë mund të bësh në këto kushte?!"Por nuk ishte vetëm gjykimi, por edhe terreni i rënduar shumë nga rreshjet e shiut, ku pothuajse është luajtur me një portë në pjesën e dytë, atje ku Devolli ka mbyllur kundërshtarin.

Mesazhi i Marko Ramosit: Nuk mund të arrish sukses pa sakrifica

Një futbollist që kërkon të marrë gjithçka është Marko Ramos tek korçarët. Ai shquhet për një kërkesë të lartë ndaj vetës dhe shpesh publikon në faqen vet facebook mesazhe të ndryshme.Këtë herë ai shkruan: "Të arrish një sukses duhet të sakrifikosh, duhet të heqësh dorë nga disa gjëra."Dhe në fakt Ramos është njëri prej atyre futbollistëve që bëhet sa hero, aq edhe mund të gabojë. Këtë e kemi parë në disa ndeshje, por pozicioni i tij është i tilllë që duket shumë dhe është përcaktues.Një futbollist me grintë dhe shquhet për luftë sportive dhe që normalisht edhe mund të gabojë. Gjithsesi Ramos “godet” shpesh me thëniet e tij.

Fshf përmbyll seleksionimin tre ditor në Norvegji, testohen 79 futbolliste vajza me origjinë shqiptare

Federata Shqiptare e Futbollit përmbylli me sukses seleksionimin tre ditor me futbollistet vajza në Oslo të Norvegjisë. Ky seleksionim u organizua në bashkëpunim me Petrit Hasanaj, një skaut shqiptar i cili punon në Sektorin e Edukimit në Federatën Norvegjeze të Futbollit dhe u ndoq nga afër nga trajneri i Kombëtares së vajzave, Armir Grima dhe përgatitësi atletik Ylli Bakaj.Gjatë këtij seleksionimi tre ditor në Norvegji u testuan 79 vajza me origjinë shqiptare, të ndara në grupe. Në ditën e parë morën pjesë 42 vajza, të cilat u testuan nga stafi shqiptar me në krye teknikun e Kombëtares A, Armir Grima, ndërsa në ditën e dytë 37 vajza. Sakaq, në ditën e fundit u zhvilluan në total tre ndeshje miqësore me vajzat që spikatën gjatë dy ditëve të para të seleksionimit.Përshtypjet e stafit për vajzat që morën pjesë në këtë seleksionim kanë qenë mjaft pozitive dhe Departamenti i Ekipeve Kombëtare ka mbledhur tashmë të gjitha të dhënat e nevojshme për disa nga vajzat që spikatën në këtë seleksionim, që në të ardhmen do të mbahen në vëzhgim të vazhdueshëm dhe mund të japin kontributin në ekipet Kombëtare të vajzave.

Super akademia “Skënderbeu”, 3 korçarë në kombëtaren u-17, Flavio Shkëmbi, Spasian Nasto dhe Leo Begolli

Kombëtarja shqiptare U-17 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Azerbajxhanit në datat 17 dhe 19 qershor në stadiumin “Egnatia Arena”, në orën 18:00.Në këto dy ndeshje miqësore Kombëtarja U-17 do të drejtohet nga trajneri i Shqipërisë U-19, Julian Ahmataj, i cili ka bërë publike edhe listën me emrat e 20 lojtarëve të thirrur për dy miqësoret me Azerbajxhanin.Dhjetë futbollistë vijnë nga klubet e kampionatin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatat e huaja, me ekipe si Ternana, Olympiacos, Genoa, Torino, Reggiana, Juventus, Inter dhe Sasso Marconi. Kombëtarja shqiptare U-17 do të nisë grumbullimin të premten në Durrës, ku kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe seancat stërvitore në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore me Azerbajxhanin.Ndeshjet miqësore me Azerbajxhanin U-17 do të shërbejnë për të vëzhguar e testuar nga afër lojtarët e grumbulluar, për t’u përgatitur sa më mirë për raundin e parë kualifikues për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”.Shqipëri-Azerbajxhan17 qershor, 18:00 | “Egnatia Arena”Shqipëri-Azerbajxhan19 qershor, 18:00 | “Egnatia Arena”

Breaking

Stuhia e shekullit/ Uragani Milton pritet të godasë Floridan, parashikohen dhjetëra miliardë dollarë dëme!

Florida po përgatitet për uraganin Milton, i cili pritet...

NGJARJE E RËNDË: 40-vjeçari i jep fund jetës në Leskovik/ Policia në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më...

Skënderbeu/ Në plan edhe disa miqësore. Mësojeni!

Që korçarët do të zhvillojnë disa takime miqësore, kjo...

Kupa e Shqipërisë luhet më 15 tetor/ Ja sfidat e fazës 1/32        

Aktualisht e gjithë vëmendja e tifozëve shqiptarë është e...
spot_imgspot_img