Korca_Boom

9873 POSTS

Exclusive articles:

Prefekti Nertil Jole mbledh strukturat për luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit

LUFTA KUNDËR KULTIVIMIT DHE TRAFIKIMIT TË KANABISIT & PAKETA E SIGURISË NË SHKOLLA, ishte tema e takimit që organizova sot së bashku me Drejtorin Vendor të Policisë z.Gjovalin Loka, ku morën pjesë edhe Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit z. Saimir Boshnjaku dhe Drejtori i Departamentit për Rendin Publik z. Alfred Mara, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.Të pranishëm në takim ishin edhe Drejtori i SHISH z. Romeo Prifti, Prokurori z. Gjergji Ceka, Shefat e Komisariateve në çdo bashki, si dhe drejtues të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe nstitucioneve shtetërore.Situata me kultivimin e kanabisit në qarkun e Korçës nuk paraqet problematika serioze, duke u kategorizuar si territor me risk të ulët. Ndaj i mëshova jo vetëm kësaj teme, por edhe Sigurisë Publike në tërësi e më posaçërisht zbatimit të Paketës së Sigurisë në Shkolla.Siguria publike nuk lidhet vetëm me krimin e mirëfilltë, por edhe me aspekte të tjera si rendi publik, siguria kufitare, trafiqet, dhuna në familje, lufta kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, çrregullimi social, etj.Takime të zgjeruara lidhur me këto tematika janë zhvilluar e do vijojnë të zhvillohen me komunitetet në territorin e çdo njësie administrative të çdo bashkie të qarkut tonë, në drejtim të shkëmbimit të informacioneve në kohë reale, me qëllim që edhe reagimi institucional të jetë i menjëhershëm.Falenderoj për punën dhe përkushtimin të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit dhe institucionet e tjera të zbatimit të ligjit, si dhe të gjithë pjesëmarrësit për kontributin në këtë takim.

Në Universitetin “Fan S. Noli” promovohet antologjia e dytë letrare në kuadër të projektit “Kërkimi Shkencor në Letërsi”

Në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua një veprimtari, ku u promovua antologjia e dytë letrare që vjen në kuadër të projektit “Kërkimi Shkencor në Letërsi”.Projekti është ndërmarrë nga Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë me qëllim nxitjen dhe promovimin e talenteve krijuese të studentëve.Dekani i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, prof. as. dr. Jonela Spaho përshëndeti të pranishmit dhe theksoi se kërkimi shkencor është mjaft i rëndësishëm për studentët sepse stimulon tek ata thellimin në fushën e dijes, vendosjen e një balance midis bashkëpunimit dhe punës individuale, shmangien e plagjaturës etj. Ata nëpërmjet këtyre punimeve nxiten të punojnë tema diplome e të bëhen më të konkurueshëm se të tjerët në tregun e punës.Ky është botimi i dytë me punime shkencore dhe përmban 18 të tilla, ndërsa botimi i parë i titulluar “Laboratori i krijimit letrar” përmban krijime të studentëve në poezi dhe prozë.Në këtë kuadër, pedagogu, prof. as. dr. Eris Rusi nënvizoi se të dy këto botime do të jenë edhe pjesë e bibliotekave tona, duke pasqyruar punën krijuese dhe kërkimore-shkencore të studentëve. Sipas tij, projekte të tilla stimulojnë dëshirën dhe pasionin e studentëve për të qenë të realizuar në rrugëtim akademik që kanë zgjedhur.

Breaking

Stuhia e shekullit/ Uragani Milton pritet të godasë Floridan, parashikohen dhjetëra miliardë dollarë dëme!

Florida po përgatitet për uraganin Milton, i cili pritet...

NGJARJE E RËNDË: 40-vjeçari i jep fund jetës në Leskovik/ Policia në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më...

Skënderbeu/ Në plan edhe disa miqësore. Mësojeni!

Që korçarët do të zhvillojnë disa takime miqësore, kjo...

Kupa e Shqipërisë luhet më 15 tetor/ Ja sfidat e fazës 1/32        

Aktualisht e gjithë vëmendja e tifozëve shqiptarë është e...
spot_imgspot_img