Superiorja do të luajë ndeshjet e fundit për këtë vit kalendarik. Ekipet do të zbresin në fushë për të luajtur kështu ndeshjet e javës së parë të fazës së 3-të.
Saktësisht sfidat e javës së 19-të do të luhen të ndara në 3 ditë. Të premten do të zhvillohet takimi mes Partizanit dhe Vllaznisë, duel që do të luhet në “Arenën e Demave” në orën 16:30.
Ndërkohë ditën e shtunë do të luhen 3 ndeshje të tjera. Laçi do të presë në shtëpi Tiranën në orën 13:30. Dinamo–Egnatia është një tjetër përballje e rëndësishme e kësaj jave që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” në orën 16:30.
Paralelisht me duelin e “Elbasan Arenës” do të luhet edhe sfida mes Skënderbeut dhe Elbasanit. Nga ana tjetër ndeshja e fundit e kësaj jave dhe e këtij viti kalendarik për Superioren do të luhet në “Niko Dovana” ditën e diel. Teuta në orën 16:30 do të presë skuadrën e Bylisit.
NDESHJET e javës së 19-të:
TË PREMTEN:
PARTIZANI – VLLAZNIA/ 16:30
TË SHTUNËN:
LAÇI – TIRANA/ 13:30
DINAMO – EGNATIA/ 16:30
SKËNDERBEU – ELBASANI/ 16:30
TË DIELËN:
TEUTA – BYLIS/ 16:30
Superiorja will play its final matches for this calendar year. The teams will take the field to compete in the first matches of the 3rd phase.
Specifically, the challenges of the 19th week will be spread across 3 days. On Friday, the match between Partizani and Vllaznia will take place. This duel will be played at the “Arena e Demave” at 4:30 PM.
“KORÇA BOOM”