Connect with us

Aktualitet

Banorët e Pustecit i tremben të ftohtit, sot në protestë

Banorët e Pustecit ditën e sotme kanë dalë në protestë për lëndën drusore. Sipas tyre këtë vit ka qënë i pamundur sigurimi i masës së druve të nevojshme për ngrohje.Për situatën e krijuar të protestës ka reaguar edhe kryetari i bashkisë të këtij qyteti Pali Kolevski, i cili tha që banorët kanë të drejtë për protestën. Ai ndërkaq shtoi se kërkesa e 800 familjeve shkon deri në 8 mijë m3 dru zjarri, kjo sipas një parashikimi paraprak. Ndërsa sipas një peticioni kërkesa për dru zjarri është 5200 m3 dru.Në këto kushte duke qënë se sipërfaqja pyjore në parkun e Prespës është një zonë e mbrojtur, e vetmja mundësi për të siguruar bazën drusore është pastrimi dhe rrallimi i pyllit, nga e cila përfitohet sasia e nevojshme e drurëve të zjarrit, por procedura e magazinimit të kësaj sasie drusore vonon dhe për pasojë edhe shpërndarja e tyre tek banorët e Pustecit dhe fshatrave.Shpeshherë mungesa e druve ka qenë problem për të gjithë zonën dhe banorët e kësaj zone kanë protestuar dhe më herët për këtë situatë. Ata presin këtë herë nga agjencia e zonave të mbrojtura të rivlersojë edhe një herë kufizimit e vendosura nga ana e tyre.

Banorët e Pustecit ditën e sotme kanë dalë në protestë për lëndën drusore. Sipas tyre këtë vit ka qënë i pamundur sigurimi i masës së druve të nevojshme për ngrohje.Për situatën e krijuar të protestës ka reaguar edhe kryetari i bashkisë të këtij qyteti Pali Kolevski, i cili tha që banorët kanë të drejtë për protestën. Ai ndërkaq shtoi se kërkesa e 800 familjeve shkon deri në 8 mijë m3 dru zjarri, kjo sipas një parashikimi paraprak. Ndërsa sipas një peticioni kërkesa për dru zjarri është 5200 m3 dru.Në këto kushte duke qënë se sipërfaqja pyjore në parkun e Prespës është një zonë e mbrojtur, e vetmja mundësi për të siguruar bazën drusore është pastrimi dhe rrallimi i pyllit, nga e cila përfitohet sasia e nevojshme e drurëve të zjarrit, por procedura e magazinimit të kësaj sasie drusore vonon dhe për pasojë edhe shpërndarja e tyre tek banorët e Pustecit dhe fshatrave.Shpeshherë mungesa e druve ka qenë problem për të gjithë zonën dhe banorët e kësaj zone kanë protestuar dhe më herët për këtë situatë. Ata presin këtë herë nga agjencia e zonave të mbrojtura të rivlersojë edhe një herë kufizimit e vendosura nga ana e tyre.

Continue Reading

Aktualitet

Mario Rabiu një tjetër besimtar i mirë tek…

Tek skuadra e Skënderbeut janë shumë futbollistë që kanë shfaqur hapur besimin e tyre. Jo vetëm kaq por e mbrojnë dhe e reklamojnë, gjithnjë kur janë në momente të vështira sportive dhe realisht besojnë në Zot, sipas mënyrave të tyre dhe besimeve që mund të jenë të ndryshme.

Por ajo që duket qartë se të gjithë respektojnë besimet e njëri-tjetrit. Këtë herë ne po ju sjellim Mario Rabiun, që duket qartë edhe në foto se po lutet para ndeshjes. Shumë futbollistë korçarë kur janë në fushë ose në fillimet e lojës kryejnë ritet e besimit.

Madje shumë prej tyre në rrjetet e tyre socile hedhin edhe pjesë nga thëniet e tyre fetare dhe e kanë si një mënyrë për të treguar se vetëm duke besuar në Zot, mund të arrish rezultate të larta dhe natyrisht kërkojnë edhe fatin në çdo ndeshje.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Qyteza e Fëmijëve plot me gjyshër dhe gjyshe në Ditën e të Moshuarve!

Qyteza ishte plot ngjyra dhe gëzim sot nga gjyshërit të cilët shoqëronin të lumtur nipërit dhe mbesat në kurset dhe programet e ditës.

Luajtën, qëndisën, kënduan, mbollën lule, eksperimentuan duke krijuar kështu kujtime të paharruara.

Ishte një ditë e mbushur me emocione, buzëqeshje dhe plot argëtim kjo e sotmja.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

POGRADEC/ “Dita e Pensionistëve”

Këtë 1 Tetor që konsiston me “Ditën e Pensionistëve”, Bashkia Pogradec vizitoi qendrën ditore të cilën e ka ngritur posaçërisht për këto mosha. I lumtur që kemi krijuar kushtet e duhura për qëndrimin e tyre gjatë ditës në të dyja qendrat në qytet, duke ofruar kafe, çaj falas por edhe aktivitete argëtuese.

Nisma e rradhës që do vëmë në zbatim është për pensionistët e vetmuar. Nëpërmjet vullnetarëve do t’iu mundësojmë pagesat e faturave dhe bërjen e pazareve, kështu iu lehtësojmë pritjet dhe ecejaket në rrugë.

Ndërkohë më herët Bashkia ka mundësuar në Këshill Bashkiak ulje të tarifave vendore për çdo pensionist dhe zerimin e këtyre tarifave për të vetmuarit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Në Pogradec inagurohet rruga e re Pogradec-Dogana Tushemisht!

Bashkia e Pogradecit ka dhënë këtë njoftim të rëndësishëm:

“Njoftohen të gjithë përdoruesit e automjeteve të cilët përdorin aksin rrugor Pogradec- Dogana Tushemisht se, ka përfunduar dhe është hapur për qarkullim rruga e re drejt doganës.

Nga dita e sotme, 1 Tetor 2024 e vetmja mënyrë për te shkuar drejt pikës kufitare është aksi i ri rrugor.

Faleminderit!”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Shoqata e Grave në Policinë e Shtetit dhe përfaqësues të ICITAP, takim me punonjëset e DVP Korçë

Shoqata e Grave në Policinë e Shtetit dhe përfaqësues të ICITAP, takim me punonjëset e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, për të diskutuar mbi problematikat e barazisë gjinore.

Në takimin që u zhvillua në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, morën pjesë zonja Wendy Rich-Goldschmid, këshilltare për programin EMPOWER të ICITAP, si dhe përfaqësues të zyrës së ICITAP në Tiranë, me qëllim prezantimin e platformës së Shoqatës së Grave në Policinë e Shtetit, diskutimi mbi problematikat e barazisë gjinore, si dhe detyrimet që vijnë nga strategjia për barazinë gjinore.

Gjatë këtij takimi u shpalos platforma që kjo organizatë ka dhe problematikat që shqyrtohen. Gjithashtu, u diskutua për përzgjedhjen e delegatëve për organet drejtuese të kësaj shoqate, e cila deri tani ka në përfaqësinë e saj 170 gra anëtare, të cilat ndihmojnë në zgjidhjen e problematikave të gruas në Polici.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Njihuni me Monika Nure/ Pjesë e skuadrës te Qyteza e Fëmijëve!

Kjo është Monika, vajza të cilën e takon tek “Stacioni i të vegjëlve” . Monika i është bashkuar skuadrës së Qytezës të Fëmijëve para 4 vitesh, si facilituese e programit të të vegjëlve, duke sjellë energjinë e duhur për stacionin më të dashur të Qytezës.

Gjatë kësaj periudhe Monika ka mësuar se si të ndërveprojë në mënyrë mjaft efektive me fëmijët si dhe të menaxhojë shumë mirë situatat me ta. Ajo organizon aktivitete argëtuese, të cilat i ndihmojnë fëmijët në zhvillimin emocional, socializimin dhe aftësitë për jetën.

Duke zotëruar aftësi të forta komunikimi, Monika përpiqet të kuptojë botën e fëmijëve përmes dëgjimit aktiv. “Dashuria që falin fëmijët është e pakrahasueshme dhe çdo ditë me ta është një aventurë e re”, – shprehet Monika.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

1 Tetori-Dita Botërore e të Moshurave/ Filo viziton Qendrën e të Moshuarve

Sotiraq Filo, kryebashkiaku i Korçës: “Në kuadër të Ditës Botërore të të Moshuarve vizituam sot një nga Qendrat e të Moshuarve që bashkia ka hapur në Korçë.

Kaluam pak kohë nën shoqërinë e tyre, biseduam së bashku duke iu siguruar se mbështetja e bashkisë për këtë grupmoshë do të vijojë jo vetëm me Kartën e Pensionistit dhe Qendrat Komunitare, por edhe me programe e projekte të tjera që kanë për qëllim shtimin e shërbimeve dhe lehtësimin e jetës së tyre.

Shumë herë janë të moshuarit ata që na mësojnë respektin për vlerat, për të na kujtuar rrënjët dhe rrugën e dinjitetit, përkushtimit dhe bujarisë”.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhurojnë gjak në ndihmë të pacientëve me talasemi

Korçë

Me moton “Dhuro gjak, shpëto jetë!”, efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe të Komisariatit të Policisë Korçë i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, për të dhuruar gjak në ndihmë të pacientëve me talasemi, për të dhënë shpresë jete për ta.

Policia e Korçës është gjithmonë e gatshme dhe në shërbim të qytetarëve, jo vetëm për përmbushjen e detyrave funksionale, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, por dhe nëpërmjet gjesteve humane dhe ndihmës vullnetare për komunitetin.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

1 Tetori – Dita Botërore e të Moshuarve!

1 Tetori – Dita Botërore e të Moshuarve

Mirënjohje dhe respekt për ata që na tregojnë vlerat, rrugën e mençurisë, përkushtimit dhe

bujarisë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

FSHV-ja organizon homazhe në nder të Profesorit Vangjel Koja, Mjeshtrit të Madh të volejbollit shqiptar.

Federata Shqiptare e Volejbollit organizon homazhe në nder të Profesorit Vangjel Koja, Mjeshtrit të Madh të volejbollit shqiptar.

Homazhet do të zhvillohen në Pallatit e Kongreseve, ditën e Mërkurë, datë 02.10.2024, nga ora 11:00 deri në orën 13:00.

Më pas shoqëruar nga familjarët, miqtë dhe të afërmit, Profesor Vangjel Koja do të përcillet për në banesën e fundit pranë varrezave të Tufinës, Tiranë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News