Sulmuesi i korçarëve Bismark ka qenë ai që i dha tri pikët ekipit. Ishte një gol i shënuar në limitin e minutave të fundit. Ai ka bërë gjithçka mirë në zonë, me një qetësi të admirueshme dhe ka tundur rrjetën. Ka qënë goli i tij i parë në tri ndeshje me fanelën korçare.
Por ajo ku do të ndalemi, lidhet me faktin se ai pothuajse gjatë gjithë pjesës së dytë ka ndier një shqetësim në këmbën e tij të majtë. Me sa duket edhe në foto e ka shqetësuar shumë dhe hapur ka treguar se ka një dëmtim.
Nga ajo që kemi mundur të mësojmë pas ndeshjes lidhej me faktin se mund të jetë një zgjatje muskulore. Ditën e hënë do të bëhet edhe një ekzaminim më i thelluar dhe do të shihet shkalla e dëmtimit të futbollistit. Por duke parë që koha për rikuperim është, pasi do të kemi ndërprerje të kampionatit, themi se Bismark do të jetë në ndeshjen e radhës në fushën e korçarëve.