Ndeshja mes Skënderbeut dhe Vllaznisë e vlefshme për javën e 3-të, përfundoi me fitoren e korçarëve. Sfida e zhvilluar në Korçë, u mbyll 1-0 në favor të vendasve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç.
“Si fillim, unë jam krenar për lojtarët e mi. I falenderoj ato pasi luajtën me 1 lojtar më pak për shumë minuta. Ai karton i kuq na prishi shumë punë, por në fund të ditës ne kemi luftuar mirë në këtë betejë. Duhet ta pranojmë si gol atë të Skënderbeut edhe pse kishte dyshime, por nuk e kam parë si moment akoma.
Pas kartonit të kuq u munduam që të mbyllnim hapësirat. Gjithashtu, edhe fusha nuk na la që të luajmë, megjithatë s’do t’ia lëmë fajin fushës sepse të njëjtën vështirësi kishte dhe Skënderbeu. 99% të lojës ne kemi bërë një mbrojtje shumë të mirë dhe vetëm 1% ishte ai moment i golit”, tha Brdariç.