Sporti

Skënderbeu dilema mes 4 4 2 dhe 3 5 2 për trajnerin ja zgjidhja

Trajneri i korçarëve është parë të aplikojë dy skema që ka për zemër. Vendosjen klasike 4-4-2, por nuk ngurron të aplikojë edhe 3-5-2.“Zgjidhjet në vendosje, - thotë Gvozdenoviç, - janë edhe në bazë të përbërjes që ke dhe kundërshtarit kundër të cilit luan. Kështu që ne duhet të jemi të përgatitur për çdo situatë.Nuk mund të them që një, është skema e lojës sonë.”Në fakt, Gvozdenoviç në çdo miqësore, i ka aplikuar këto vendosje edhe në veçori të lojës. Jo vetëm ndeshja e startit të kampionatit, por dhe vazhdimësia do të tregojnë se çfarë skeme do të aplikojë njëshi i pankinës së Skënderbeut.

Gentjan liçi ja çfarë i ka munguar këtij ekipi

Në dy javët e fundit korçarët kanë dalë pa pikë , me dy humbje trasferte. I pyetur rreth kësaj situate zv/ trajneri i korçarëve Gentjan Liçi, ka këtë koment : "Mundt të them se na ka munguar agresiviteti në lojë , kur humbet ky element atëhere bëhesh një ekip i lehtë, duke i dhënë mundësi kundërshtarit të shprehet . Mund të jetë edhe çështja e përvojës, ku futbollistët janë treguar më shumë se cduhet se ndeshjet fitohen lehtë”. Korçarët po vazhdojnë përgatitjet e tyre dhe besohet se edhe ky element i lojës së tyre i kostatuar nga Liçi të ndryshojë.

Gilber rapo sa shumë na ka munguar në fushë

Një tjetër emblemë e futbollit të këtij qyteti, një tjetër emër i madh i Skënderbeut.Ditë pas dite “Korça Boom” ka pasqyruar emra të shumtë futbollistësh që kanë qenë pjesë e Skënderbeut, por në fakt nuk kanë fund. Sepse janë aq të shumtë, sa rallë gjen në qytetet e tjera lojtarë cilësorë me kaq emër.Njëri prej tyre është Gilbert Rapo. E kush nuk e njeh Gilbertin, futbollistin që nuk ka tifoz korçar që e harron, për atë që i ka dhënë Skënderbeut dhe futbollit shqiptar. Gilbert Rapo, ka qenë edhe me Partizanin e famshëm, por në Korçë sigurisht që kanë shumë nostalgji.Përpara pak kohësh Rapo ishte në fushë dhe sigurisht që me fanelën e Skënderbeut ka kujtuar se është sërish atje, në fushat e blerta, sepse e ka dashuruar dhe e dashuron pafund futbollin.Ishte miku i miqve veteranë të Kosturit, sepse ka luajtur edhe në shtetin fqinj, duke lënë një emër të madh.Sa shumë na ke munguar Gilbert! Sa shumë kënaqësi na ke dhënë dhe faleminderit për atë që ke dhënë në fushën e lojës, që sa shumë na ke kënaqur.

E fundit mbyllet në korçë zhgënjen skënderbeu e 3 ta humbje radhazi sot ndaj kukësit

Skënderbeu-Kukësi 0-1Shënues:Reçi 29’Skënderbeu:Alia, Prençi, Rabiu, Liço, Rashica, Muharem, Nikaj, Frashëri, Randi, Merlim, Shaqe.Trajner:Ivan GvozdenoviçKukësi:Tafas, Lamçe, Reçi, Zhongo, Basha, Hasa, Momoh, Beshiraj, Mustafa, Lala, Mbarak.Trajner:Stavri NicaGjyqtarë:Laver Alla, Devis Koreshi, Marjus QoseKartonë të verdhë:Liço, Randi, Shaqe / Hasaj, MomohSkënderbeu zhgënjen sërish dhe tashmë që është zhgënjimi i tretë në tre ndeshje radhazi, sigurisht që tregon se ka probleme.Sot, Skënderbeun e mundi Kukësi në shtëpi, teksa një gol ka mjaftuar për kuksianët që marrin në këtë mënyrë fitoren e parë në kampionat, ndërkohë që Skënderbeu pëson humbjen e tretë radhazi.Skënderbeu mbetet me këtë humbje në kuotën e 6 pikëve dhe futet në krizë rezultatesh.Nga ana tjetër Kukësi është gëzuar pasi ka marrë këtë fitore të parë në superligë.Kukësi njëherë të vetme shkoi në portën e Skënderbeut dhe shënoi. Nga ana tjetër Skënderbeu nuk funksionon në vijën e parë të sulmit dhe tregoi pas përfundimit të ndeshjes që ka probleme, probleme që duhet t'i gjejnë sa më parë, sepse janë luajtur vetëm 5 javët e para të kësaj superlige.PJESA E PARË7’ - Momenti i parë në portën e Kukësit. Është Frashëri që kroson nga e djathta, Prençi gjuan me kokë, pret Tafas.10’-25’ - Minuta të qeta me qarkullim më të shumta të topit nga ana e Skënderbeut, por pa rezikshmëri të madhe në portën e Tafas. Kukësi nga ana e vet se ka vizituar asnjëherë portën e Marko Alia.29’ - Reçi nga jashtë zone gjuan dhe topi përfundon në rrjetën e Alia. 0-1 për Kukësin, pas këtij goli që e ka gjetur të papërgatitur skuadrën vendase.39’ - Ardit Nikaj provon në jashtë zonës së Kukësit të shkarkojë të djathtën e fuqishme, por shumë metra mbi tranversë përfundon topi i gjuajtur nga shkodraniPJESA E DYTË47’ - Skënderbeu zgjohet që në startin e pjesës së dytë. Është Liço që gjuan nga jashtë zonës dhe pret Tafas.50’ - Shaqe shënon gol, por asistenti ngre flamurin duke zënë në pozicion jashtë lojë mbrojtësin e Skënderbeut.53’ - Gerco për Skënderbeun nga e djathta fut një top të saktë në zonë dhe Shaqe në formën e një sparkade, nuk arrin ta shtyjë në rrjetë për të barazuar rezultatin.60 - Liço në një goditje dënimi gjuan dhe topi përfundon ngjitur me shtyllën e majtë të Tafas.65’ - Super gjuajtje e Dean Liço nga 35 metra larg dhe Tafas befasohet, por e grushton duke mos e lejuar topin të përfundojë në rrjetë. Shpëton porta e Kukësit.70’ – Dy herë godet Shaqe, por sërish topin në zonë e largojnë mbrojtësit miq.

E fundit mëkat mbyllet kukësi skënderbeu bardhekuqtë të pazotë të ruajnë 2 golat e pjesës së par

Kukësi-Skënderbeu 2-2Shënues:Zhongo 54’, Da Mota 81’ / Franklin 12’, Lika 38’KUKËSI:Tafas, Lamçe, Lala (Najara 46’), Zhongo, Reci, Fejzaj, Smajli (Rivas 46’), Mehmetllari (Da Mota 77’), Rashiti (Momoh 36’), Beshiraj, Salami.Trajneri:Stavri NicaSKËNDERBEU:Alia, Ramos, Prençi, Randi, Rabiu, Lika (Merlim 73’), Liço, Frashëri, Zenullari, Rashica (Vangjeli 83’), Franklin (Djantou 83’).Trajneri:Ivan GvozdenoviçGjyqtare:Emanuela RustaKarton i verdhë:Reci, LamçeMëkat që Skënderbeu nuk arriti të fitonte ndaj Kukësit, teksa kryesonte 0-2 dhe në pjesën e dytë lëshoi totalisht, duke bërë që Kukësi të shënonte dy gola të tjerë.Në përfundim një 2-2 në Kukësi-Skënderbeu, një rezultat që në fakt sjell keqardhje, pasi Skënderbeu duhet të kishte fituar, teksa kryesonte me jo 1, por 2 gola.Pjesa e parë mes Kukësit dhe Skënderbeut përfundoi me një Skënderbe super, pasi shënoi 2 gola deri tani dhe kishin raste pafund. Në 45 minuta Skënderbeu ka bërë “ligjin” te “Arena e Demave”, ndërkohë që Kukësi vetëm një rast në këtë pjesë, gjë që tregoi se bardhekuqtë kishin më shumë dëshirë për fitore.Ishte Franklin që shënoi brenda zonës që në minutën e 12-të dhe duket se çliroi bardhekuqtë që më pas nuk mbahen më.Liço jep një asis për Franklin që edhe pse ka mbulimin e dy futbollistëve përsëri del përballë portës dhe shënon golin e avantazhit.0-1 për Skënderbeun, ndërkohë që më pas është Skënderbeu që ka raste të pastra shënimi. Në minutën e 38-të Gresild Lika shënon një eurogol me një goditje dënimi dhe 0-2 për Skënderbeun.Bardhekuqtë nuk mbahen më dhe shënojnë edhe të tretin me atë të Likës, por ka qenë Franklin në pozicion jashtë loje 3 minuta para fundit.Një pjesë e parë vërtet super për Skënderbeun.Pjesa e dytë nis e qetë dhe me dy ndërrime për trajnerin Stavri Nica, ndërkohë që stafi teknik i Skënderbeut i besoi të 11-të lojtarëve që rreshtoi që në fillimin e takimit.Minuta të mira për Kukësin pas minutës së 50-të, teksa verilindorët e mbyllin Skënderbeun në portë dhe është Zhongo në minutën e 54-ër që përfiton nga një gabim i portierit Alia dhe shënon golin që rihap sfidën.Më pas Kukësi shton presionin dhe Skënderbeu nuk është në fushë në pjesën e dytë. Është Kukësi që shënon golin e barazimit 9-të minuta para fundit dhe në fakt nga ajo që u pa në fushë në pjesën e dytë barazimi ishte rezultati më i drejtë.Skënderbeu merr një pikë në këtë transfertë dhe mund të themi pa frikë se ka humur 2 të tilla.Minutat dhe rastet e pjesës së parë3’ - Dy goditje këndore radhazi për Kukësin. Te e para Liço largon topin me kokë dhe në të dytën është Prençi që largon rezikun nga zona.12’ - Është Frankin që merr një asis në zonë dhe atje gjuan tokazi duke shënuar golin e avantazhit.18’ - Është Rashica që godet me kokë, por jashtë kuadratit gjuajtja e sulmuesit.26’ - Zenullari për Skënderbeun godet nga distanca, por topi përfundon jashtë kuadratit.28’ - Beshiraj godet nga distanca, ka qenë Alia që grushton dhe më pas Zenullari largon rrezikun.34’ - Gresild Lika jo njëherë, por dy herë brenda zonës bën më të vështirën. Përballë portës gjuan së pari, topi prek mbrojtësit. Më pas topi kthehet sërish te Lika që gjuan dhe grushton portieri Tafas.38’ - Gresild Lika në një goditje dënimi nga 22 metra e “qep” me të djathtën e tij dhe topi prehet në rrjetë. 0-2 për Skënderbeun.42’ - Lika shënon të tretin, por pozicion jashtë lpje për Franklin dhe goli nuk vlen.45+2’ - Liço godet mbi traun e portës kuksiane.Minutat dhe rastet e pjesës së dytë49’ - Është Najara për miqtë që jep shkëndijën e parë. Gjuajtja e tij në hyrje të zonës së Skënderbeut, bën që topi të përfundojë ngjitur me traversën e Alia.51’ - Është Rashica në krahun e majtë që shërben në zonë për Likën, por Lika nuk arrin ta shtyjë topin në kuadrat.54’ - Goditje këndi për Kukësin. Zhongo për miqtë përfiton nga një gabim i portierit Marko Alia, gjuan dhe topi përfundon në rrjetë. Rezultati ngushtohet në 1-2 për Skënderbeun57’ - Është përsëri Zhongo që me kokë për pak sa nuk shënon edhe golin e barazimit, por topi prek traversën e Skënderbeut.69’ - Salami godet në hyrje të zonës dhe grushton Alia duke e nxjerrë topin në këndore.81’ - Da Mota pas një goditjeje nga këndi gjuan me kokë në zonë dhe 2-2

Popular

Subscribe

spot_imgspot_img