Sporti

Maria todorovas i jepet titulli doctor honoris cauza

Në Universitetin “Fan S.Noli“ është zhvilluar një aktivitet në kuadër të veprimtarisë për dhënien e titullit “Doctor Honoris Cauza “ Maria Todorovës.Kanë marrë pjesë personalitete nga fusha të ndryshmë, ku nuk mungonte as stafi petagogjik i këtij universiteti.Maria Todorova është Antropologe më njohje ndërkombëtare, personalitet i shquar në fushën e studimeve historike, për kontributin e dhënë në këtë fushë duke kryer studime të shumta të historisë shqiptare ajo ka marrë këtë vlerësim.

Gvozdenoviç ju tërheq vërejtje të tijve kujdes

Gjatë seancave stërvitore të fundit me një dygjuhësh të përdorur nga Gvozdenoviç, është mësuar se ai u ka kërkuar të tijve të jenë shumë të kujdesshëm.Kjo në momentet që ka edhe ndonjë ndërhyrje të ashpër në luftën për topin. Me një shqipe të mirë dhe me një anglishte të qartë, trajneri Gvozdenoviç shpesh herë u kujton mesazhin e dëmtimeve.Duket se trajneri është shumë i kujdesshëm, për të mos pasur dëmtime të kota edhe pse mund të jenë në një proces stërvitor të mundshëm.

E fundit shikoni protokollin e ndeshjes skënderbeu erzeni ja formacioni dhe rezervat

Në këto momente në stadiumin “Skënderbeu” sapo është bërë publik për mediat edhe protokolli i ndeshjes. Është portali ynë “Korça Boom” që ju vë në dispozicion në këto momente të njiheni me lojtarët e formacionit dhe ata që janë në stolin e rezervave.Skënderbeu-Erzeni starton në orën 17:00 dhe do akoma kohë deri në fillimin e këtij takimi, ndërkohë që skuadrat kanë dalë për nxemjen e tyre të zakonshme.Ja protokolli i ndeshjes:

Ja formacionet zyrtare skënderbeu kukësi befason gvozdenoviç

Sapo kanë dalë edhe formacionet zyrtare për të dy ekipet.Stadiumi “Skënderbeu” në këto momente ka filluar të mbushet.Shikoni formacionet e të dy ekipeve.Për Skënderbeun, serbi i stolit ka bërë këtë zgjedhje…

E fundit shqipëria mposhtet nga finlanda pecani e nis titullar ardit nikaj në fushë në pjesën 2

Sapo ka përfunduar në Finlandë ndeshja e ekipit tonë kombëtar U-21 me fitoren e vendasve 4-1. Shqipëria pëson në këtë mënyrë humbjen e parë, ndërkohë që janë aktivizuar edhe dy futbollistët e Skënderbeut.Rei Pecani e nisi ndeshjen si titullar dhe u zëvendësua në minutën e 68-të, ndërkohë që Ardit Nikaj u hodh në fushë në minutën e 57-të.Kjo ishte humbja e parë e tanëve në këtë edicion, por sërish kryeson grupin edhe pas kësaj humbjeje, me 6 pikë.Ndeshjen e radhës Shqipëria U-21 do ta luajë të martën e 17 tetorit ndaj Malit të Zi në Shqipëri, ndërkohë që Pecani dhe Nikaj do të bashkohen me Skënderbeun vetëm të mërkurën tjetër, pas ndeshjeve të kombëtares U-21.

Popular

Subscribe

spot_imgspot_img