Sporti

Mamografia lëvizëse e institutit të shëndetit publik mbërrin në fshf

Mamografia Lëvizëse e Institutit të Shëndetit Publik mbërriti në Federatën Shqiptare të Futbollit, ashtu siç u premtua në aktivitetin sensibilizues për kancerin e gjirit në muajin tetor që u mbajt në "Shtëpinë e Futbollit".Një mundësi për vajzat dhe gratë që punojnë në FSHF dhe që janë pjesë e klubeve të futbollit, për të siguruar kontrolle për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.Diagnostikimi i hershëm shpëton jetë, kontrollohuni në kohë!

Ja me çfarë skeme loje do të reshtohen sot bardhekuqtë

Skuadra korçare duket se do t'i qëndrojë besnike atij rreshtimi të javëve të fundit. Një rreshtim që ka dhënë ekulibër në fushën e lojës dhe në rezultat. Kështu rreshtimi i parapëlqyer do të zbatohet me një vendosje fleksibël në dy fazat e lojës.Një rreshtim 3-5-2 në momentet që skuadra është në kontroll me topin, pra në sulm dhe me një vendosje 5-3-2 kur është në mbrojtje. Por edhe tre mesfushorët tek korçarët janë shumë aktivë në veprimet e mbrojtjes.Vija sulmuese shpeshherë qëndron në pozitat e pritjes edhe të ndonjë kundërsulmi të shpejtë.

Për korçarët nuk ka pushim as të diel

Dje korçarët kanë zhvilluar ndeshjen me Egnatian, por duket se për ta nuk ka pushim, kjo pasi ndeshja e radhës është pas dy ditësh.Në këto kushte ditën e diel trajneri dhe stafi i tij kanë zbritur në stërvitje dhe ora 11:00 i ka gjetur të gjithë tek fusha stërvitore.Ka qenë një seancë e shkurtër që nuk i kaloi 45 minutat dhe nga sa është parë ka qenë thjesht një seancë rikuperuese. Duket se nuk ka kohë për ngarkesa të mëdha fizike, pasi të martën do të luhet kundër Dinamos në transfertë dhe korçarëve iu shtohet edhe udhëtimi një ditë para, kështu që ata do të zhvillojnë vetëm një seancë ditën e hënë paradite dhe më pas do të udhëtojnë drejt Durrësit, atje ku edhe ekipi do të akomodohet.

Ngjarje e fundit e godasin barbarisht 14 vjeçarin në korçë mbërrin në këto momente në spital

Një minoren, vetëm 14 vjeç ka mbërritur pak më parë në spitalin rajonal të Korçës me fraktura të rënda në kokë.Sipas burimeve nga spitali bëhet me dije se i mituri është konfliktuar me disa të rinj të tjerë dhe këta e kanë goditur me sende të forta në kokë duke e dëmtuar rëndë.Burime nga spitali bëjnë me dije se 14 vjeçari ndodhet në reanimacion nën kujdes intesiv dhe në varësi të reagimit pritet të dërgohet drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet për mjekim më të specializuar.Vërtet një ngajrje e rëndë e orëve të fundit.

Superliga java e 18 të starton nesër dy ndeshje luhen nesër skënderbeu në fokus

Java e 18-të e “Abissnet Superiore” luhet në harkun kohor të tri ditëve nga nesër dhe kjo tashmë është zyrtarizuar, ndërkohë që kjo javë do t'i japë fund edhe vitit 2023 dhe dy fazave të para.Në këtë mënyrë, kjo javë do të startojë qysh ditën e premte (nesër) dhe do të luhet edhe të shtunën dhe të diel, pra e ndarë në 3 ditë.Skënderbeu këtë vit do ta mbyllë në trasnfertën e Shkodrës, atje ku ditën e premte në orën 17:00 do të luajë në “Loro Boriçi” përballë Vllaznisë vendase.Një transfertë e vështirë, por që gjithsesi Skënderbeu do të kërkojë ta mbyllë në mënyrën sa më të mirë 2023-in.Po të premten, do të luhet edhe një ndeshje tjetër në të njëjtën orë, pra 17:00 dhe do të jetë ajo mes Teutës dhe Dinamos.Të shtunën do të jetë dita e vetme me një ndeshje dhe kjo do të jetë në Laç, teksa kurbinasit që sapo mundën Skënderbeun do të presin Kukësin.Më pas në ditën e tretë dhe të fundit, atë të së dielës, do të jenë dy ndeshjet e fundit të vitit, teksa në orën 13:30 do të luhet një ndeshje e fortë, ajo mes Egnatias dhe Tiranës.Ndërsa ndeshja e fundit do të jetë ajo mes Partizanit dhe Erzenit që do të startojë në orën 17:00.Më poshtë ju sjellim edhe ndeshjet e kësaj jave të 18-të me oraret dhe ditët tashmë të përcaktuara:Java e 18-të e superligës:22.12.2023 (E Premte)Ora 17:00 Teuta-DinamoOra 17:00 Vllaznia-Skënderbeu23.12.2023 (E shtunë)Ora 13:30 Laçi-Kukësi24.12.2023 (E diel)Ora 13:30 Egnatia-TiranaOra 17:00 Partizani-Erzeni

Popular

Subscribe

spot_imgspot_img