E fundit skënderbeu teuta do të luhet në terren rrëshkitës shi para ndeshjes

Rreth orës 16:20 minuta në qytetin juglindor të Korçës ra shi, aq sa për ta bërë thjesht terrenin rrëshqitës, sepse shiu pushoi për pak minuta.Kjo ka bërë që të dy skuadrat duhet të kenë shumë kujdes, sepse topi rrëshqet në fushë dhe sigurisht që të dy teknikët u kanë dhënë udhëzimet e fundit lojtarëve.Formacionet tashmë janë bërë publike dhe janë si më poshtë:Skënderbeu - TeutaSkënderbeu:Alia, Prençi, Ramos, Randi, Frashëri, Rabiu, Zenullari, Liço, Nikaj, Rashica, Franklin.Trajner:Ivan GvozdenoviçTeuta:Dema, Kruja, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Beqja, Daja, Karabeci, Boçi, Gjinollari, Daci.Trajner:Edi Martini

Kapiteni shfaqet i qeshur skënderbeu është në top formë

Kapiteni i Skënderbeut, Erlis Frashëri është shfaqur më shumë se i qeshur në seancat e fundit stërvitore. Madje Frashëri jo vetëm që po tregon adrenalinë të lartë, por ka publikuar në faqen e tij këtë foto super, duke treguar se skuadra është top.Në fakt, ka kohë që në grupin e futbollistëve ka harmoni të plotë dhe këtë e kemi treguar shpesh edhe me fotot që kemi publikuar, ndërkohë që Frashëri duhet të marrë për “dore” ekipin dhe ta udhëheqë pas disa ditësh në këtë superligë.Në stërvitje Skënderbeu gjatë gjithë fazës përgatitore ka qenë super dhe mbetet radha e ndeshjeve zyrtare të tregojë se sa vlen.Do të shikojmë Skënderbeun e rikthyer vërtet edhe me lojë? Kjo mbetet për t'u parë. 26 gushti erdhi...

Skënderbeu flamurtari bilishti turne në juglindje

Për disa ditë me radhë në juglindje të vendit u zhvillua një turne disaditor me pjesëmarrjen e ekipeve nga Vlora, Korça, Young Boys dhe Bilishti.Kanë qenë disa skuadra pjesëmarrëse U-9, U-11, U-13 dhe U-15, që janë përballur me njëra-tjetrën. Ndeshjet janë zhvilluar në fushat sportive të qytetit të Korçës dhe atë të Bilishtit.Mësohet se në këtë aktivitet kanë luajtur edhe djemtë e ekipit privat Young Boys të Hektor Kapllanit.Kjo foto që shikoni më poshte vjen nga ky turne që ka qenë vërtet shumë i vlefshëm për këta futbollistë të vegjël që janë ndeshur me moshatarët e tyre nga qytete të ndryshme.Falenderim special për djemtë e Flamurtarit, Skënderbeut dhe Bilishtit.Suksese djema…!

Skënderbeu malisheva sot ora 20 00 pritet shumë nga bardhekuqtë

Mbrëmjen e sotme Skënderbeu do të zbresë në fushë për të luajtur testin e katërt miqësor në këtë fazë përgatitore.Ndërkohë që portali ynë vazhdimisht ka zbuluar ditët dhe ekipet që do të luajë Skënderbeu gjatë kësaj faze, sot është vendosur dhe gjithçka është zyrtare që miqësorja ndaj Malishevës do të startojë në orën 20:00.Skënderbeu-Malisheva është testi që do ti shërbejë shumë të dy ekipeve në këtë fazë përgatitore, ndërkohë që trajneri Ivan Gvozdenoviç do të shikojë gjendjen e të tijve dhe do të provojë ndryshime të tjera në fushë, kjo për shkak edhe të lojtarëve që kanë mbërritur së fundi në juglindje.Pritet që sot në orën 20:00 në mbrëmje numri i tifozërisë korçare të jetë edhe më i madh në shkallët e stadiumit, kjo për shkak të kushteve klimaterike vërtet të mira që ofron Korça. I gjithë takimi do të luhet nën dritat e projektorëve.Miqësoret e Skënderbeut:Skënderbeu - Voska Sport 2-0Shënues:Shaqe, RashicaSkënderbeu - Helzag 3-1Shënues:Hysolli, Beçka, Sevio / ShahinasiSkënderbeu - Dinamo 1-1Shënues:Prençi 90+1’ / Denisson 15’Skënderbeu - Malisheva 27 korrikSkënderbeu - Vora 30 korrikSkënderbeu - Elbasani 02 gushtSkënderbeu - Flamurtari 07 gusht

I madhi dhimitraq xhambazi skënderbeu ekip me cilësi e vetmja gjë që i mungon është

Ikona e futbollit korçar, Dhimitraq Xhambazi duke parë ecurinë e ekipit të Skënderbeut në këto tetë javë ka një mendim të tijin dhe deklaron:"Ekipi luan një futboll të mirë, me fantazi dhe dëshirë për fitore. Është një ekip që ka punuar me seriozitet dhe i bindur nga ana taktike.Vlerësoj shumë punën e trajnerit Gvozdenoviç. Janë futbollistë të rinj që duan edhe pak përvojë, por ajo që shikoj se duhet të përmirësohet është finalizimi dhe veprimet e shpejta kombinative në zonë."Pra, duket se korçarët, sipas Xhambazit kanë nivel dhe cilësi, duke lënë të shpresosh që do të kenë një ecuri edhe më të mirë në vazhdim.

Popular

Subscribe

spot_imgspot_img