Eklipsohet abissnet superiorja ja arsyeja

E gjithë vëmendja tashmë është larguar nga çdo aktivitet futbollistik, kjo për një fakt që të gjithë e dinë. Bëhet fjalë për ekipin tonë kombëtar që do të luajë shanset e veta për në “Europianin 2024”.Ndeshja përcaktuese do të jetë ajo kundër ekipit të Çekisë, në datën 12 Tetor. Të gjithë po komentojnë, ndjekin, endërrojnë për të parë edhe një herë ekipin tonë në një kompeticion të atyre përmasave dhe kanë plotësisht të drejtë.Është momenti më i mirë nga ku futbolli shqiptar do të ketë mundësinë të përfaqësohet në elitë.

Humbja e fundit një apel edhe për presidentin takaj trajneri gati listën e përforcimeve në tavolin

Nuk ka qënë thjesht një humbje, por duket se vjen me një mesazh nga pas, për të thënë se ky ekip ka nevojë edhe për përforciome dhe kjo duhet të shikohet nga presidenti Ardjan Takaj.Në qoftë se stafi jep garancitë se me këtë ekip mbijetohet është tjetër çështje.Gvozdenoviç i pyetur para disa javësh për merkaton nuk ka dhënë asnjë sinjal, por ka dashur të mbylleshin edhe ndeshjet e fundit.Tani që kjo ndodhi, vetë Gvozdenoviç duhet të parashtrojë para presidentit edhe një listë se çfarë i duhet për vazhdimësinë. Natyrisht që afrimet mund të gërshetohen edhe me largime, por kjo ka pak mundësi të ndodhë, pasi lista tashmë është e plotësuar dhe vendet do të lirohen nga ata që edhe mund të largohen.

Dita e parë e skënderbeut në korçë ja çfarë ka ndodhur

Skuadra korçare ka zbritur zyrtarisht në fushën stërvitore, duke i dhënë kështu startin përgatitjeve të veta. Një proçes që ka filluar në orën 17.00, por stafi teknik me Ivan Gvozdenoviç, Gentjan Liçin dhe Erjon Llapanjin ishte prezent në stadium në orën 16.00 Futbollistët kanë respektuar orarin dhe në orën e caktuar dolën në fushën stërvitore, por 20 minuta para stërvitjes ka mbërritur edhe Ardjan Takaj. Ka takuar stafin në dhomat e zhveshjes si dhe është përshëndetur me futbollistët.Më pas i janë drejtuar procesit stërvitor ku në përgjithësi kanë qënë ushtrime të përgatijes fizike dhe teknike, atje ku Gvozdenoviç ka kërrkuar nga të tijtë një përqëndrim dhe në fakt të gjithë kanë qënë të përqëndruar në proçesin stërvitor.Me grupin janë bashkuar edhe një pjesë e futbollistëve që janë në provë dhe këta janë disa të rinj që Takaj duket se i ka në planet e veta për tu dhënë mundësinë të jenë pjesë e korçarëve.Të rinjtë vinin për herë të parë në atë ambjentet sportive dhe nga sa mundëm të mësonim pas stërvitjes vërtet kanë vlerësuar atë që thuhet për Skënderbeun, si një ekip i madh me infrstrukturë moderne dhe kushte mjaft të mira, ku edhe tifozët nuk kanë munguar për ti përshëndetur dhe për tu uruar mirëseardhjen në Korçë.Presidenti i korçarëve Ardjan Takaj është ulur në shkallët e fushës stërvitore së bashku me veteranë të futbollit korçar si dhe me tifozët që mezi kishin pritur këtë ditë. Bisedat mes tyre ishin të zjarrta dhe kanë kërkuar nga Takaj se cilët janë ata futbollistë që do të afrohen , Takaj nga ana tjetër ka qënë shumë transparent duke zbuluar në fakt një pjesë të atyre futbollstëve që pret, por emrat kanë qënë sekret nga ana e tij.

Volej skënderbeu në datat 22 23 shtator në kupën ballkanike 1

Caktohet data dhe vendi se ku do të luajë Skënderbeu në volejboll për femra, në Kupën Ballkanike.Siç dihet për Skënderbeun e Orlando Koja, kjo është një pjesëmarrje historike, pasi merr pjesë për herë të parë në një turne kaq të madh, siç është Kupa Ballkanike.Ndeshjet do të luhen në datat 22-23 shtator në Gjilan të Kosovës dhe marrin pjesë katër skuadra.Ja dhe ekipet që marrin pjesë në Kupën Ballkanike:KV Drita KosovëGalatasaray SCAO Markopoulo RevoilSkënderbeu

Skënderbeu e fillon me një video analizë kjo për të parë

Do të jetë diskutim dhe analizë e gjatë ndeshja me Vllazninë mbi disa gabime që janë bërë në atë ndeshje. Por ajo që i ngelet si një pikë diskutimi trajnerit Gvozdenoviç lidhet me dy momente të Rashicës, atje ku duhet të ishte treguar së pari, pak më i shpejtë dhe së dyti, duhet të ishte treguar më bashkëpunues.Një moment tjetër do të jetë dhe ai i 11-metërshit të pretenduar nga Dean Liço dhe të paktën nga ajo që është parë ka qenë penallti.E gjitha kjo do të analizohet nëpërmjet pamjeve filmike të ndeshjes.

Popular

Subscribe

spot_imgspot_img