Më shumë respekt për ish futbollistët e

Jemi në prag të ndeshjes së vitit, atje ku luhen shanset e “Europianit 2024”, atje ku ndeshja me Çekinë është kryefjalë. Natyrisht interesimi është i madh e gjithkush kërkon një biletë për të ndjekur këtë ndeshje.Këtu nuk bëjnë përjashtim as ata që kanë një të drejtë më morale për të qenë në stadium. Bëhet fjalë për ish-futbollistët e ekipeve tona kombëtare ndër vite.Por a e ka menduar FSHF të ketë një ftesë për këto ikona që sot janë pjesë e historisë?! Deri tani të paktën nga sa dimë, për askënd nuk ka të paktën një mundësi.Korça ka patur shumë të tillë ndër vite dhe për fat të mirë ata gëzojnë edhe shëndet të plotë.A duhen kujtuar minimalisht me një biletë Teodor Vaso, Jani Kaçi, Dhimitraq Xhambazi, Koço Dinella, Dhimitraq Dembo, Gjergji Ballço e shumë të tjerë?!Deri tani asgjë nuk është bërë.A mos vallë kemi kohë për ta ndrequr këtë shenjë harrese!?

Skënderbeu e vlerëson një ndeshje si kjo ndaj laçit njësoj si finale

Skënderbeu tani e ka të qartë se të mbash atë pozicion të vendit të katërt në renditje, por edhe të ngjitesh më lart duhet të vlerësosh ndeshjet në maksimum.Ata deklarojnë se kjo ndeshje nga kurbinasve të diel, është një finale, si gjithë ndeshjet e tjera. Një takim që duhet të merren pikët e plota dhe kjo do të ishte edhe më e mira brenda atyre pritshmërive që kanë edhe sportdashësit të cilët vazhdojnë të besojnë tek ky ekip.Natyrisht tifozët kanë mbështetur ekipin në çdo moment, por që këtë javë ata presin që futbollistët e tyre të dalin me kokën lart. Pra, duket që korçarët as mbivlerësojnë ekip, por edhe as nënvlerësojnë.Ata janë të barabartë me gjithë të tjerët dhe kjo tregon se ekipi ka fituar tani një farë pjekurie më të lartë. i rëndësishëm është fakti se korçarët janë të bindur tek forca e tyre dhe dinë të përballojnë edhe ndeshje që i quajnë finale.

Ka festë te skënderbeu gresild lika feston ditëlindjen e

Sot është një ditë e veçantë për Gresild Likën e Skënderbeut. Pikërisht më 2 nëntor, pra sot, Lika mbush 26-vjeç dhe sigurisht që pritet që te Skënderbeu të ketë festë ditën e sotme, sidomos në orët e mbrëmjes.Duke qenë se Lika është një nga lojtarët që pa diskutim gëzon respekt të madh në qytetin juglindor, pritet që edhe shokët e skuadrës t'i bëjnë surprizë ditën e sotme për këtë ditëlindje, ndërkohë që miqtë e tij më të mirë, në mbrëmje do të jenë të ftuar nga vetë Gresildi.Edhe pse në fushë nuk i është dhënë shumë mundësia për të luajtur minuta më shumë, Lika mbetet një nga lojtarët e talentuar të këtij Skënderbeu dhe për këtë ditëlindje, sigurisht që pritshmëritë e tij janë edhe më të mëdha, për të luajtur sa më shumë minuta në fushë.Gëzuar Gresild Lika dhe u bëfsh 100-vjeç! Kjo do të jetë kryefjala e ditës së sotme për sulmuesin e Skënderbeut.Edhe portali ynë e uron edhe 100 vite të lumtura “ujkun” e Skënderbeut!

Volej femra ndeshje dramatike në korçë partizani rrëzon nga froni skënderbeun

Skënderbeu - Partizani 2-3(25-20, 20-25, 28-30, 25-21, 15-17)Një ndeshje që i kishte në mes të gjitha, ishte ajo mes Skënderbeut dhe Partizanit për femra në volejboll. Një takim që përcaktonte edhe renditjen për vendin e parë midis dy pretendenteve për titull.Korçaret e filluan mirë ndeshjen duke fituar setin e parë 25-20. Në setin e dytë janë miket që luftojnë fort dhe përmirësojnë lojën në mbrojtje duke treguar një qëndrueshmëri në lojë dhe për pasojë fitojnë 20-25.Seti i tretë ishte totalisht i ekulibruar dhe janë dashur disa herë pikët shtesë duke kaluar deri tek 30 për miket dhe 28 për korçaret. Në setin e katërt janë korçaret që luajnë më mirë, sidomos në gjuajtje dhe humbasin më pak topa nga shërbimi duke fituar 25-21.Seti final ishte totalisht i mbërthyer nga emocionet, pikë pas pike ku askush nuk përcaktonte dot fitoren. Edhe në këtë set janë dashur pikët shtesë dhe volejbollistet e Partizanit fitojnë 15-17 dhe krejt ndeshjen me rezultatin përfundimtar 2-3.

Trajneri që shau dhe ofendoi gjyqtarët dhe delegatin në ndeshjen e u 14 skënderbeu partizani 3 2

Gjatë ndeshjes së fundjavës për U-14 Skënderbeu-Partizani e cila u mbyll me avantazhin 3-2 për Skënderbeun, ndodhi një incident me trajnerin e Partizanit, Ermal Serjani i cili doli me të drejtë edhe me karton të kuq.Ka qenë afër fundit të takimit, ku vetë trajneri i Partizanit nuk po e “gëllstiste” dot humbjen dhe në këtë mënyrë ofendoi gjyqtarët e ndeshjes. Ka qenë delegat Roland Paramoni i cili ka thirrur gjyqtarin kryesor, Ervin Kotomelo dhe e vuri në dijeni për ofendimet e vazhdueshme dhe me të drejtë Kotomelo i nxori kartonin e kuq.Këtu fillojnë ofendime edhe më të rënda, madje drejt delegatit dhe u deshën disa momente që Serjani të dilte nga fusha i nxehur.Pritet tashmë vendimi i Komisionit të Disiplinës, pasi tensione pati më pas edhe te futbollistët e Partizanit që, edhe pse të vegjël, duke dëgjuar trajnerin e tyre kanë “lëshuar” gojën edhe ata.Raste të paprecedentë që duhet të dënohen dhe të marrin fund njëherë e mirë.Më poshtë po sjellim edhe foto të momenteve të acarimit në fushë nga trajneri i Partizanit.

Popular

Subscribe

spot_imgspot_img