Ja në cilin stadium luhet tirana skënderbeu

Pas pushimeve, ditët po afrojnë që të rinisë kampionati. Edhe pse korçarët do të luajnë në Tiranë, atje ka shumë tifozë që e duan Skënderbeun e tyre dhe natyrisht që ata duhet të orientohen, pra duhet të dinë se në cilin stadium mund ta ndjekin ekipin e tyre.Nga sa është mësuar, ky takim do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”, sepse vetë Tirana ka bërë këtë zgjedhje.Tirana-Skënderbeu do të luhet të mërkurën e 13 shtatoritNë fakt, kishte kohë që Tirana nuk luante në këtë stadium, por për shkak se në “Air Albania” është duke zhvilluar takimet ekipi kombëtar, takimi do të luhet në "Selman Stëmasi".

Erzeni skënderbeu ja sa herë janë përballur në superligë

Sot në orën 15:00 Erzeni do të presë në Rrogozhinë ekipin e Skënderbeut në ndeshjen hapëse të javës së 6-të të superligës.Përpara çdo ndeshjeje pa dyshim që nuk mungojnë edhe statistikat e përballjeve të çifteve, ndërkohë që Erzeni-Skënderbeu nuk janë ndeshur asnjëherë në ligën superiore.Kjo për faktin se Erzeni është skuadër e re në ligën superiore në dy vitet e fundit dhe sigurisht që i mungojnë përballjet me Skënderbeun.Me pak fjalë Erzeni-Skënderbeu ditën e sotme është përballja premierë mes këtyre dy skuadrave.E vetmja gjë që mund të theksojmë është se Erzeni renditet në vendin e 5-të me 8 pikë, ndërsa Skënderbeu në vendin e 7-të me 6 pikë.

Shikoni llapanjin në portë nuk është erjoni por

Jo më kot thuhet se në sport ka edhe traditë familjare dhe kjo ndodh me familjen Llapanji. Ne kemi folur për ish-portierin e korçarëve Erjon Llapanji, që tashmë punon në përgatitjen e portierëve tek Skënderbeu.Por këtë herë do të flasim për këtë djalë 10-vjeçar, që quhet Helios Llapanji. Është djali i Erjonit dhe, edhe ai si i ati ka pasion futbollin. Ashtu si babai i tij ka zgjedhur të jetë "gardian" porte.Dorezat që ka veshur ia ka dhuruar Erjoni që dhe i biri të ecë në gjurmët e tij.Shumë suksese për Heliosin e vogël!

75 së minuta lojë në skënderbeu vllaznia shikoni çfarë ka ndodhur deri tani 15 minuta para fundit

Skënderbeu:Alia, Ramos, Prençi, Rabiu, Liço, Rashica, Nikaj (Sebastine 62’), Frashëri, Randi, Merlim, Shaqe.Trajner:Ivan GvozdenoviçVllaznia:Mehidri, Juriç, Beci, Gruda, Sala, Balaj, Boshnjaku (Dodev 56’), Mala, Cheshmedijev, Stojanoviç, Alivoda.Trajner:Migen MemelliGjyqtar:Erjon BastariKartonë të verdhë:Shaqe, Rabiu / Boshnjaku, Cheshmedijev, BeciKarton i kuq:PrençiDuhen edhe 15 minuta që të mbyllet pjesa e dytë dhe Skënderbeu-Vllaznia vazhdon me rezultatin e bardhë 0-0.Pjesa e parë ka qenë e qetë në përgjithësi me disa raste për Skënderbeun, por jo të qarta, ndërkohë që Vllaznia vetëm pas minutës së 33-të kur edhe Prençi doli me kartonin e kuq, pati një mundësi.Rabiu dhe Rashica në pjesën e parë për Skënderbeun nuk ishin të saktë përpara portës mike, ndërkohë që miqtë morën “zemër” vetëm pas minutës së 33-të kur ishin me një lojtar më shumë.Gjithsesi një pjesë e parë e barabartë në fushë dhe e barabartë edhe në rezultat.Pjesa e dytë nisi me rast për miqtë që për pak sa nuk shënuan me anë të Sala. Më pas janë futbollistët e Vllaznisë që shikojnë më shumë në portën e vendasve, por janë të paqartë, ndërkohë që Skënderbeu i beson më shumë kundërsulmit, por dy herë për pak sa nuk rrezikojnë seriozisht.Deri tani në 75 minuta lojë e rëndësishme është që Skënderbeu po barazon 0-0 me një lojtar më pak.Minutat e pjesës së parë2’ - Ka qenë Juri Merlim që ka dhënë shkëndijën e parë teksa gjuan pak metra larg zonës dhe topi përfundon mbi tranversën e portës shkodrane.22’ - Rabiu për vendasit gjuan nga jashtë zone dhe pret portieri shkodran.26’ - Liço depërton në zonë për Skënderbeun, por nuk arrin të godasë duke humbur një mundësi të mirë shënimi.27’ - Frashëri kroson në zonë tokazi, por Rashica nuk arrin të kthejë topin në portën e Vllaznisë.33’ - Ndërhyrje e Prençi ndaj një lojtari të Vllaznisë dhe duke qenë lojtar i fundit gjyqtari nxjerr kartonin e kuq duke e nxjerrë mbrojtësin e Skënderbeut nga fusha e lojës.35’ - Pas një goditje dënimi Alia shpëton portën me grushtimin e topit. Është Rabiu që pas kthimit të topit ua heq nga këmba shkodranëve dhe e nxjerr në këndore.Minutat në pjesën e dytë47’ - Sala kroson dhe gjuan njëkohësisht dhe vetëm tranversa shpëton Skënderbeun nga pësimi i golit të avantazhit.67’ - Balaj godet, por mbi traun e portës përfundon topi i gjuajtur nga shkodrani.

Stefano djali i gvozdenoviçit i jep

Stefano është djali i trajnerit të korçarëve. Duket edhe nga fotoja se ai është një pjesë e historisë sportive të babait të tij, kur ka dalë kampion me skuadrën e Skënderbeut. Ivani e pranon se Stefano është ai që e uroi i pari, si para ashtu edhe pas ndeshjes.

Popular

Subscribe

spot_imgspot_img