Kategoria e dytë java e derbit devolli maliqi sa shumë adrenalinë

Këtë fundjavë në kategorinë e dytë do të luhet derbi i Prefekturës së Korçës. Ekipi i Devollit do të presë në shtëpi Maliqin. Një ndeshje për t'u ndjekur për vetë atë që ekipet do te japin në fushën e lojës.Të dy skuadrat vijnë në këtë përballje pas humbjeve nga java e kaluar dhe kërrkojnë pikët maksimale. Devollinjtë janë të etur për pikë, pasi duan që të mos shkëputen nga kreu, ndërkohë që maliqarët kërkojnë pikë për t'u larguar nga fundi i tabelës.Disa futbollistë që sezonin e kaluar luanin për Devollin, kanë veshur fanelën e maliqarëve, ashtu si disa maliqarë janë në radhët e devollinjve.Pritet të jetë një ndeshje ku rivaliteti do të jetë i madh, por devollinjtë kanë faktorin fushë që flet për ta. Gjithsesi në një ndeshje të tillë lufta sportive në këto kushte do të jetë e madhe.

Shikoni legjendat e atletikës korçare njihuni me mbretëreshat e sportit të mbretëreshës

Kjo është fotoja pas garës së 4x400 metra në atletikë.Një nga fotot më të rralla dhe më domethënëse që kujtohet me kaq nostalgji në këtë moment.Stafeta 4x400m për femra."Skënderbeu A" me atlete të tilla si: Pavlina Evro Ylli, Alma Thano Floqi, Anila Menkshi e Mariela Kaçiroti."Skënderbeu B" me atlete të tilla si: Zhaneta Jano, Mirela Kamberi, Eva Liçolli, Donika Hanxhara.Dy ekipe me medalje të arta dhe të argjendta të fituara në finalet e Spartakiadës së 5-të kombëtare.Atlete me të madhin e atletikës, Piro Kasati.

Martohet volejbollistja korçare sava thaka ceremonia në bashki

Një ceremoni më shumë se e veçantë dhe ditë e paharruar për volejbollisten korçare Sava Thaka.Fotoja që do të ndiqni më poshtë vjen nga ceremonia e martesës, ose ndryshe celebrimi në Bashkinë Maliq. Sava Thaka është martuar me Antony Paul Koyfman dhe celebrimin e ka bërë kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu.Një ditë absolutisht që do të mbahet mend gjatë për volejbollisten korçare, që prej vitesh të tëra luan jashtë vendit dhe është edhe lojtare e ekipin tonë kombëtar.Me trashëgime Sava Thaka dhe një jetë të lumtur, është edhe urimi i portalit tonë.

Skënderbe nuk mjafton të luash mirë dhe të kesh nivel fizik

Korçarët nuk është se në fushën e lojës nuk tregojnë vlera. Përkundrazi zhvillojnë lojë me koncept, kanë nivel teknik e taktik, kanë përgatitje shumë të mirë fizike, por a mjafton kjo të fitosh?Ekipi duhet të tregojë më shumë agresivitet, duhet të jetë më i përqëndruar në momente të veçanta loje. Duhet të jetë më bashkëveprues dhe të luajë më afër në veprimet në zonë që për hir të së vërtetës janë të pakta.Por kur arrihet të ketë bashkëveprim, bëhet një ekip i rrezikshëm dhe sidomos kur luhet nga krahët me krosime në zonë.

Britmat e triumfit të nigerianit mario rabiu dhe lefterit

Përpos triumfit të madh që patën të gjithë futbollistët e Skënderbeut, stafit teknik, presidencës dhe tifozërisë, mbrëmë pas fitores ndaj Dinamos, ajo që ra në sy ishin momentet më pikante që u fotografuan nga Olsi Hajdini.Sërish superfoto nga Olsi, sjellin për ndjekësit e portalit tonë, momentet më të bukura dhe të paharruara. Skënderbeu sërish ia doli.Sjellim për ju këtë foto më shumë se të veçantë, ku Mario Rabiu, përsëri ka treguar se është gjetja e merkatos së Skënderbeut, pasi ka shkëlqyer me paraqitjen e tij edhe ndaj Dinamos.Një nga më të mirët në fushë pas triumfit ndaj Dinamos është ekzaltuar dhe së bashku me Lefter Sherin, njeriun që qëndron pranë Skënderbeut çdo sekondë, na kanë dhuruar këtë foto me britmat e triumfit.Bravo ju qoftë! Na nderuat ne dhe nderuat këtë fanelë bardhekuqe që kaq shumë peshon dhe që mund çdo ekip që i del para.Në fund të fundit e meritoni të festoni edhe kështu. E ku ka më bukur…!

Popular

Subscribe

spot_imgspot_img