Sporti

Lajmi i fundit sulmuesi me shumë gjasa nuk ia del për nesër ndaj kukësit lexoni

Dy ditë para ndeshjes me Kukësin, Ardit Nikaj sulmuesi i korçarëve ka shfaqur shqetësime dhe nuk është stërvitur me grupin.Kjo ka bërë që trajneri Gvozdenoviç të mendojë për ndryshim skeme ose ta zëvendësojë me Likën por ka shumë mundësi që kjo të jetë zgjidhja në qoftë se Nikaj nuk është gati, por mundësitë më të mëdha është që të mos aktivizohet në këtë ndeshje

E fundit 25 minuta lojë në laçi skënderbeu ja çfarë ka ndodhur

LAÇI -SKËNDERBEU 0-0LAÇI:Dajsinani, Mjaki, Dajko, Kristian, Prodani, Kryeziu, Manellari, Tresa, Melo, Barjamaj, Soboëeale. Trajner: Mirel JosaSKËNDERBEU:Alia, Vangjeli, Ramos, Prençi, Gerco, Rabiu, Randi, Merlim, Liço, Nikaj, Rashica.Trajner:Ivan Govzdenoviç10 minutat e para të ndeshjes nisin mirë për Skënderbeun që ka dy raste vërtet të mira, por nuk arrin t'i shfrytëzojë.Në fillim ka qenë Nikaj dhe më pas Rashica, dy momentet ideale për Skënderbeun që luan mirë në këto minuta të para, por pa arritur ta dërgojë topin në kuadrat.Vetëm në të 11-ën minutë është Laçi që kujtohet dhe krijon rastin më të artë me anë të Manellarit, që përballë portës bën më të vështirën, gjuan jashtë.Më pas ndeshja luhet më shumë në mesin e fushës dhe e luftuar, por deri në këto momente rezultati është i bardhë 0-0.Minutat dhe rastet e pjesës së parë3’ – Rasti i parë vjen për Skënderbeun, teksa Ardit Nikaj futet bukur në krahun e majtë të mbrojtjes mike, por asnjë nga shokët nuk e ndihmon të dalë i vetëm përballë portierit.6’ – Kombinim i bukur mes Nikaj dhe Rashicës, ky i fundit përballë portierit për pak sa nuk shënon, por shkakton faull.11’ – Rasti I parë i rrezikshëm për kurbinasit. Manellari pas një topi në zonë i vetëm përballë portës gjuan jashtë.13’ – Liço në një goditje dënimi çon topin saktë për Prençin që i vetëm në zonë nuk arrin ta dërgojë topin në kuadrat.23’ – Melo me rafishatë në zonë, por pret Alia.

Ç është sistemi var dhe çfarë kuptimi ka kjo fjalë

Shpesh ne përdorim dhe themi sistemi “VAR” në futboll, por jo të gjithë e dinë se çfarë është ky sistem. Një teknologjinë e re në fushën e futbollit ka vite që po aplikohet.Fjala “VAR” do të thotë ”Video Arbitër”. Gjatë zhvillimit të ndeshjes në një zyrë të veçantë nëpërmjet monitorëve ndiqen pamjet e ndeshjeve të plota dhe më pas nëpërmjet përsëritjeve shikohen momentet e diskutueshme me përsëritje dhe ngadalësim figure. Ndërmjet gjyqtarëve në sistemin “VAR” dhe gjyqtarëve në fushë ka një komunikim nëpërmjet kufieve.Kështu funksionon ajo që shpesh ne themi sistemi “VAR” vendosi.

Egnatia skënderbeu në orën 13 30 mësoni kush do të mbajë drejtësi sot në rrrogozhinë

Arbitrat e ndeshjes Egnatia-Skënderbeu:Arbitër kryesor:Emanuela Rusta (Elbasan)Asistent 1:Arbër Zalla (Tiranë)Asistent 2:Emigers Ganxhi (Elbasan)Arbitër i 4:Erjon Bylykbashi (Elbasan)Var:Juxhin Xhaja (Tiranë)Avar:Marjus Qose (Lushnje)

Superliga mbyllen 3 ndeshjet e ditës së sotme dinamo surprizon partizanin fiton vllaznia shikon

Kanë përfunduar në këto momente edhe 2 ndeshjet e tjera të javës së 23-të të superligës, në total sot, tre ndeshje të luajtura.Më parë Egnatia-Laçi u mbyll në barazimin 0-0.Në këto momente sapo kanë përfunduar dy ndeshjet e tjera, ku surpriza ishte Dinamo-Partizani 2-1. Dinamovitët arritën një fitore vërtet me shumë vlera ndaj të kuqve dhe kjo fitore e afron me katërshen e parë.Përsa i përket ndeshjet tjetër Vllaznia arriti një fitore po 2-1 ndaj Teutës dhe sigurisht që kjo fitore e barazon me Partizanin e vendit të dytë.Sot në këtë mënyrë janë mbyllur 3 ndeshjet e para, ndërkohë që nesër jemi në pritje të dy përballjeve, Tirana-Erzeni dhe në Korçë, Skënderbeu do të presë Kukësin.Më poshtë u sjellim rezultatet dhe renditjen provizore:SUPERLIGA Java 2310.02.2014 (SOT)Ora 13:30 Egnatia-Laçi           0-0Ora 17:00 Vllaznia-Teuta  2-1Ora 17:00 Dinamo-Partizani2-111.02.2024 (NESËR)Ora 17:00 Tirana-ErzeniOra 17:00 Skënderbeu-Kukësi

Popular

Subscribe

spot_imgspot_img