Sporti

Nisin ethet e merkatos sa prej të rinjve do të kalojnë tek ekipi i parë

Në stërvitjen e parë siç edhe ishte njoftuar nga drejtuesit e klubit, pranë ekipit do të bashkëngjiteshin edhe disa futbollistë nga ekipi i të rinjve. Nga sa është mësuar janë shtatë futbollistë që u ka mbaruar mosha e aktivizimit tek U-19.Kështu që ata kërkojnë të veshin fanelën e ekipit të parë. Këtu mund yë shtojmë edhe disa prej të rinjve që do të rikthehen përsëri tek ekipi i të rinjve dhe numri ishte vërtet i madh.Atyre që tashmë u ka kaluar mosha 19-vjeçare janë në ethe se a do të jenë apo jo pjesë e Skënderbeut të madh në këtë sezon.Në qoftë se nuk do të gjejnë dot vend këtë sezon, ka shumë mundësi të huazohen tek Pogradeci, Bilishti apo Maliqi gjë e cila është deklaruar edhe më parë.Gjithsesi në këto gjashtë javë do të shihet me imtësi çdo futbollist dhe mund të ketë disa faza seleksionimi.Duke parë edhe faktin se ekipi i U-19 ka luftuar deri në javën e fundit për titullin kampion, kjo do të thotë se ka shumë të talentuar.

Skënderbeu ishte paraprirë shitja e franklin ahanonu vetëm te skënderbeu shiten lojtarë në një koh

Vetëm Skënderbeu di të shesë futbollistë në një kohë rekord. Themi rekord, pasi Franklin Ahanonut iu desh pak kohë të vishte fanelën e Skënderbeut dhe erdhi nga një klub pa emër si Turbina e Cërrikut.Menjëherë Skënderbeu e promovoi në vijën e parë të sulmit dhe menjëherë ofertat për të qenë kanë qenë aq tunduese, sa në këtë moment klubi u tundua shumë dhe e shiti futbollistin.Skënderbeu ka treguar se është vërtet një klub europian dhe ka një fanelë të rëndë, aq sa të gjithë ata që kanë shkëlqyer me këtë fanelë janë shitur në klube europiane, madje me shifra të larta financiare.Shitja e Franklin sigurisht që do të mbushë arkën e klubit juglindor dhe do të jetë një garanci e madhe për të ardhmen.Tashmë mbetet të mësohet shuma financiare e shitjes së Franklin në një kampionat të huaj të Europës Lindore.Sigurisht që mungesa e këtij sulmuesi do të ndihet shumë, pasi ishte vërtet një sulmues “race”, ndërkohë që të gjithë i urojnë suksese Franklin Ahanonut!

Lojërat e fatit policia në korçë procedon 4 shtetas në lagjet 10 dhe 15

KorçëUshtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, procedohen penalisht 4 shtetas.Sekuestrohen 4 celularët që përdornin.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë intensifikuar kontrollet dhe kanë goditur 4 raste të tjera të kësaj veprimtarie. Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. R., 33 vjeç, K. M., 30 vjeç, P. L., 39 vjeç dhe M. M., 19 vjeç, banues në Korçë.Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara në disa lokale në lagjet nr. 10 dhe nr. 15, Korçë, iu gjetën këtyre shtetasve, nga një celular, që dyshohet se e përdornin për vënien e basteve sportive. 4 celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Superliga sot 3 duele për javën e 25 të në korçë vendasit presin partizanin

Java e 25-të fillon sot dhe mbyllet nesër. Janë 3 takimet e para të ditës së sotme që startojnë qysh në orën 13:30 me dy ndeshje. Në Rrogozhinë kryesuesit e superligës, Egnatia do të presin Teutën. Një sfidë ku vendasit janë të qetë, ndërkohë që për durrsakët pikët janë jetike.Po në 13:30 luhet “Derbi” i mbijetesës, pasi dy skuadrat e vendit të fundit në tabelën e klasifikimit Kukësi dhe Erzeni do të përballen mes tyre. Pikët janë të domosdoshme për të dy skuadrat dhe sigurisht që vendasit janë disi më të avantazhuar.Për të mbërritur më pas në orën 17:00, atje ku Skënderbeu do të presë në shtëpi Partizanin, një ndeshje për “vitrinë”, pasi e tillë ka qenë në fushë dhe në tribuna gjithmonë sa herë është luajtur.Me tre takime mbyllet dita e parë, ajo e sotmja, ndërkohë që nesër luhen edhe dy ndeshjet e fundit, teksa Tirana do të presë Laçin në shtëpi në orën 13:30 dhe në orën 17:00 java do të mbyllet me sfidën Dinamo-Vllaznia.Më poshtë sjellim edhe sfidat e këtyre dy ditëve, duke filluar nga dita e sotme.JAVA E 25-TË25.02.2024 (SOT)Ora 13:30 Egnatia-TeutaOra 13:30 Kukësi-ErzeniOra 17:00 Skënderbeu-Partizani26.02.2024 (NESËR)Ora 13:30 Tirana-LaçiOra 17:00 Dinamo-Vllaznia

Popular

Subscribe

spot_imgspot_img