Sporti

Volej femra skënderbeu tirana ka incidente në pallatin sporti

Ndërkohë që është duke u luajtur ndeshja e parë finale mes Skënderbeut dhe Tiranës në volejboll për femra, ka pasur incidente në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”. Incidentet kanë ardhur nga ata që mbështesin Tiranën, teksa duket që shkojnë deri te tifozët ultras që janë duke mbështetur Skënderbeun.Fatmirësisht kanë ndërhyrë forcat e shumta të rendit që kanë qenë atje duke e shoqëruar njërin prej tyre, ndërkohë që situata është normalizuar menjëherë.Sigurisht që priten incidente pasi është ndeshje finale, por shpresojmë të kemi sa më pak të tilla.

Skënderbeu e fundit rei pecani jep sinjale pozitive

Mungesa e vetme e korçarëve është ajo e Rei Pecanit, mesfushorit që ka disa javë që po punon fort për rikuperimin.Nga sa është mësuar, Pecani është bashkuar me grupin, por do t'i duhet edhe një javë që të jetë gati.Kështu që, në ndeshjen me Kukësin ka shumë mundësi që të mos jetë i gatshëm.Gjithsesi lajm i mirë është se dëmtimi ka filluar të rikuperohet dhe shumë shpejt do të jetë në fushën e lojës së bashku me grupin, pasi prezenca e tij në mesfushë është një pikë kyçe për ekipin.

Një super kapitene si elena bego vajza që po nderon korçën

Kapitenia e Skënderbeut, Elena Bego ka qenë ajo që ngriti lart e para trofeun e Ligës “Gjergj Kastrioti”, duke na bërë krenarë të gjithëve dhe duke treguar se pikërisht ky Skënderbe është në majat e volejbollit.Të vjen mirë që skuadra bardhekuqe drejtohet nga një lojtare si Elena Bego. Lojtarja korçare padiskutim që ka treguar cilësi shumë të mira dhe është një lidere jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.Është rregullatorja e vajzave të Skënderbeut dhe padiskutim që meriton fjalët më të mira. Elena është nga ato vajza për t'u marrë shembull dhe Skënderbeu është me fat që ka kapitene, një volejbolliste të tillë.Ka meritë të madhe në të gjithë trofetë që ka fituar Skënderbeu, por edhe ne fitimin e trofeut më të fundit.Suksese Elena Bego!Suksese kapitene! Na ke bërë krenarë të gjithëve!

Merkato franko kapllani drejt hapit të madh bum interesimesh

Talenti i futbollit korçar Franko Kapllani duket se është drejt hapit të madh në futboll. Ish-futbollisti, që sezonin e kaluar e mbylli në kampionatin helen, tashmë ka filluar të mendojë për një kampionat edhe më të fortë.Nga sa është mësuar disa ekipe greke kanë paraqitur interes, por oferta konkrete ka edhe nga Rumania, Sllovenia dhe për më shumë edhe nga Arabia.Nga sa kemi mësuar nga futbollisti, interesim ka edhe nga disa ekipe të superligës, por mundësia nuk përjashtohet edhe për të hyrë në bisedime me ekipn e Skënderbeut. Futbollisti është duke studiuar çdo ofertë në drejtim të tij dhe shumë shpejt pritet të japë edhe një përgjigje përfundimtare.

Ja si skënderbeu e mposhti egnatian e pranon tetova

Korçarët kanë shënuar dy gola kundër Egantias dhe i kanë marrë tri pikë me mjaft vlera. Dy gola që kanë ardhur atje ku Egnatia kishte pikën më të fortë, qendrën e mbrojtjes me futbollistë shtatlartë.Këtë e ka pranur edhe trajneri Edlir Tetova i cili ka deklaruar: "Skënderbeu na goditi në pikën tonë më të fortë, atje ku kemi futbollistë shtatlartë dhe kjo ishte një situatë që nuk duhet të ndodhte."Korçarët kanë shfrytëzuar harkimet në zonë në dy momentet e golit dhe situata është kthyer në gol nga Franklin, i cili po tregon se është një nuhatës i mirë i topave që hyjnë në zonë.

Popular

Subscribe

spot_imgspot_img