Sporti

Super skënderbeu nuk ndalen ujqërit tani të 4 ët në renditje në final four shikoni renditjen

Skënderbeu nuk ka të ndalur me rezultate surprizë. Madje sot ka arritur një ftore të madhe ndaj Laçit në transfertë 0-1, fitore që në fakt askush nuk e priste të ndodhte.Këta janë “Ujqërit” e vërtetë dhe që tashmë dalin hapur me objektivin e tyre në zonën e katër më të mirëve të kësaj superlige. Skënderbeu ka tashmë 37 pikë dhe ka parakaluar edhe Tiranën dhe Dinamon.“Katapulti” i Skënderbeut nuk ka të ndalur. Ky Skënderbe po habit nga java në javë, por në fakt me kaq shumë talente pritej që të shikonim një Skënderbe të tillë. Vetëm skeptikët që nuk besonin mund të mos shpresonin për këtë paraqitje të shkëlqyer të këtij Skënderbeu.“Ujqërit” pas dy ndeshjeve të para të luajtura ditën e sotme ngjiten të 4-ët.Shikoni renditjen provizore të kësaj jave…

Bajrami i dërgon një mesazh luka modriç

Të gjithë dalin në konferenca shtypi para cdo ndeshjeje. Jo të gjitha i thonë, mundohen të shprehen të sigurt, por edhe pa e tepruar. Ka edhe një gjuhë që flitet nëpërmjet shenjave.Pikërisht foto montazhi i mëposhtëm tregon Luka Modriç që është një pikë referimi i Kroacisë dhe që mban mbi supe një karrierë të gjatë dhe nga ana tjetër ai që kërkon të thotë shumë është pikërisht Bajrami, ai që shënoi golin më të shpejtë të europianeve. Duket se Bajrami i dërgon një mesazh Modriçit që duhet të heshtë.

Volej femra të enjte gjysëmfinalja e play off forca skënderbeu duam titullin kampion

Erdhi momenti i fazës së fundit, asaj të “play-off”-it në volejboll për femra, teksa Skënderbeu tashmë e ka të qartë synimin e titullit kampion.Në gjysmëfinale Skënderbeu do të ketë përballë Vllazninë, një ndeshje e lehtë në letër, por duhet parë në parket. Skënderbeu-Vllaznia, ndeshja e parë është më 11 mars, pra ditën e enjte në orën 17:00 në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, ndërkohë që sipas planifikimit takimi i kthimit do të jetë në Shkodër më 14 mars.Skënderbeu shpreson shumë që ta mbyllë sa më parë kalimin në finalen e madhe, teksa shpreson që ta mbyllë me dy ndeshje kualifikimin ndaj Vllaznisë.Në gjysmëfinalen tjetër do të jetë Partizani-Tirana, dueli që do të nxjerrë njërën prej tyre që do të kalojë në finale.Të enjten në orën 17:00 të gjithë në mbështetje të Skënderbeut në “Tamara Nikolla”, pasi skuadra më shumë se asnjëherë tjetër ka nevojë për mbështëtjen e tifozërisë.Forca vajza! Duam titullin kampion!

Ja formacionet e skënderbeut dhe partizanit shikoni protokollin e ndeshjes

Në këto momente të dy stafet teknike të Skënderbeut dhe Partizanit kanë vendosur për lojtarët që do të nisin sot nga starti ndeshjen e sorës 17:00 dhe lojtarët që do të jenë në stolin e rezervave.Më poshtë po sjellim protokollin e ndeshjes me statistikat e pragndeshjes.I urojmë suksese Skënderbeut në këtë përballje.Shikoni protokollin:

Dejtuesi i ri i unicef it në shqipëri z murat sahin sot takim sot takim në bashki me kreun e saj fi

Kryebashkiaku Sotiraq Filo mirëpriti sot në bashki drejtuesin e ri të UNICEF-it në Shqipëri z.Murat Sahin."Falë mbështetjes së UNICEF Korça sot është e para dhe e vetme Bashki Mike e Fëmijëve në Shqipëri.UNICEF do të vijojë të jetë mbështetësi ynë më i madh në të gjitha projektet dhe nismat që kemi ndërmarrë për të rinjtë dhe fëmijët e Korçës." - shkruan kryebashkiaku Filo në faqen e vet zyrtare.

Popular

Subscribe

spot_imgspot_img