Viti i Ri ka filluar me një incident me 10 viktima, në lagjen franceze në New Orleans, thanë zyrtarët e qytetit herët në mëngjes të mërkurën. Dhjetë njerëz u vranë dhe 30 u plagosën pasi një automjet u përplas me një turmë të madhe në rrugën Canal dhe Bourbon, sipas autoriteteve vendase.
30 personat e plagosur janë dërguar në spitale të zonave të ndryshme. Duket se shumica e të plagosurve ishin banorë vendas , jo vizitorë, tha udhëheqësja e Departamentit të Policisë së Nju Orleans, Anne Kirkpatrick.
I dyshuari për sulmin në New Orleans ka vdekur, tha një zyrtar federal i zbatimit të ligjit për CNN.
Hetuesit janë të sigurt se personi që drejtonte automjetin nëpër një turmë nuk e bëri këtë rastësisht, tha Kirkpatrick.
Shoferi po udhëtonte ”me një ritëm shumë të shpejtë” dhe qëlloi mbi oficerët e policisë së New Orleans, duke goditur dy të cilët janë në gjendje të qëndrueshme, tha Kirkpatrick.
FBI dhe policia po kryejnë kontrollet e automjetit për të përcaktuar motivin.
Në momentin e incidentit, rreth orës 3:15 të mëngjesit me orën lokale, shumë njerëz po festonin natën e Vitit të Ri në rrugën Bourbon, e cila është e famshme për jetën e saj të natës. Turmat ishin mbledhur për të ndjekur një koncert në ajër të hapur dhe numërimin mbrapsht të Vitit të Ri, me restorante që ofrojnë oferta dhe shfaqje speciale, sipas faqes zyrtare të qytetit.
Policia kishte shtuar sigurinë përpara festës. Ndërsa hetimi vazhdon, agjentët federalë të zbatimit të ligjit po kontrollojnë për eksplozivë të mundshëm të improvizuar në vendngjarje.
FBI po heton incidentin vdekjeprurës në New Orleans si një “akt terrorist”, tha byroja e hetimit në një deklaratë.
The New Year began with an incident claiming 10 lives in the French Quarter of New Orleans, city officials said early Wednesday morning. Ten people were killed and 30 injured after a vehicle rammed into a large crowd on Canal and Bourbon Streets, according to local authorities.
The 30 injured individuals have been transported to various area hospitals. It appears that most of the injured were local residents, not visitors, said Anne Kirkpatrick, the head of the New Orleans Police Department.
“KORÇA BOOM”