Me dokumente vërtetohet që gara e parë e Çikizmit për Shqipërinë është zhvilluar në Korçë, me intenerar Korçë-Plasë. Meqë kishte shumë pjesëmarrës të huaj ajo është quajtur si një garë Ballkanike dhe kjo ka ndodhur në gusht të vitit 1909, pra 115 vjet më parë në po këtë muaj.
Një dokument i marrë në muzeun e Federatës Ndërkombëtare të Çiklizmit tregon tre garat më të hershme.
1-Turi i Francës
2-Xhiro e Italisë
3- Në Shqipëri (Korçë)
Në garën e zhvilluar në Korçë, vendin e parë e ka zënë Jovan Cavali edhe pse gjatë garës e kanë rrëzuar disa herë.
Kjo garë i ka hapur edhe rrugën historikut ku zyrtarisht gara e parë është zhvilluar në vitin 1925, me fitues J. Gjylbegu. E dyta ajo e vitit 1936 me fitues korçari K. Krreku.