Çmendet ballkani i ilir dajës mposht 4 1 bate borisov 90 minuta larg grupeve të konferencë league

Date:

Sapo ka përfunduar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndeshja e parë e “play-off”-it mes Ballkanit të Ilir Dajës dhe Bate Borisov.Një fitore e madhe 4-1 e djemve të Ballkanit që tashmë janë vetëm 90 minuta larg Grupeve të Konferencë League.Ka festë sonte Prishtina. Ka festë gjithë Kosova dhe mbarë shqiptarët kudo ku janë, pasi Ballkani është e vetmja skuadër që thuajse e ka siguruar fazën e grupeve edhe pse do të luhet edhe ndeshja e kthimit.Ilir Daja ka treguar edhe këtë herë se është një trajner i madh dhe më i miri mbarëshqiptar.Sot në formacionin e Ballkanit, ishin tre ish-futbollistë të Skënderbeut. Portieri Enea Koliçi, Nazmi Gripshi dhe Bajram Jashanica.Madje, ka qenë kosovari Jashanica që barazoi shifrat në 1-1, teksa miqtë kaluan të parët në avantazh 0-1. Në pjesën e dytë, shënoi dy herë Tolaj dhe në fund vulosi këtë fitore të madhe Thaqi.Përfundimisht 4-1 për Ballkanin që një javë më vonë do të luajë ndeshjen e kthimit dhe kualifikimin e ka vetë në dorë.Bravo dhe suksese, Ilir Daja!Bravo Jashanica, Gripshi, Koliçi!Bravo djemve të Ballkanit!Nderuat gjithë shqiptarët anembanë botës…!

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

E RËNDË/ 40-vjeçari u vetëvar në oborrin e shtëpisë! Policia jep detaje

Leskovik/Informacion paraprak Rreth orës 18:00, në një ambient afër oborrit...

NGJARJE E RËNDË: 40-vjeçari i jep fund jetës në Leskovik/ Policia në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më...

Skënderbeu/ Në plan edhe disa miqësore. Mësojeni!

Që korçarët do të zhvillojnë disa takime miqësore, kjo...