Gjatë gjithë ditës së sotme ka pasur lajme pafund për Pogradecin në lidhje me këtë merkato dimërore, ndërkohë që duket se vërtet te kjo skuadër nuk ndalen, teksa e kanë ndarë mendjen që të jenë mes më të mirave të kësaj kategorie dhe ky objektiv madhor, ka bërë që në orët e fundit të mësohet edhe lajmi i rikthimit të Vangjel Zguros në vendlindje.
Burime pranë klubit bëjnë me dije se Zguro ka pranuar ofertën e drejtuesve dhe tashmë mbetet të hidhet e zeza mbi të bardhë për të dalë në stërvitje. 31-vjeçari është një lojtar me shumë përvojë, teksa më parë ka luajtur me skuadra të tilla, si, Kukësi, Skënderbeu, Bylis, Struga dhe së fundi Partizani. Për herë të fundit Vangjel Zguro ka qenë te Pogradeci në vitin 2016-të.
Një përforcim me shumë vlera për liqenorët që në këtë mënyrë duket se nuk ndalen në këtë merkato dimërore.
Tashmë presim të tjerë emra që do të konfirmohen te Pogradeci, por ky rikthimin ishte ndër më të bujshmit e kësaj merkatoje dimërore. Duket se Pogradeci është skuadra në majën e merkatos së kategorisë së parë, ndërkohë që të presim orët në vazhdim për të mësuar afrime të tjera.
Throughout today, there has been a flood of news about Pogradec regarding this winter transfer market, while it seems that this team is not stopping, as they have made up their mind to be among the best in this category. This major objective has led to the news in recent hours about the return of Vangjel Zguro to his hometown.
Sources close to the club have informed that Zguro has accepted the offer from the management, and now it remains to be officially confirmed for him to join the training sessions. The 31-year-old is a player with a lot of experience, having previously played for teams such as Kukësi, Skënderbeu, Bylis, Struga, and most recently Partizani. The last time Vangjel Zguro was with Pogradec was in 2016.
“KORÇA BOOM”