Ganezi është i huazuar te të kuqtë, ndërkohë që bardhekuqtë e duan në skuadrën e tyreDuket se aventurës së Alfred Mensah tek skuadra e Partizanit po i vjen fundi. Mensah ka qënë pjesë e korçarëve para një sezoni dhe me rënien në një kategori më poshtë, sulmuesi është larguar tek të kuqtë.Por tani mësohet se sulmuesi nuk do të jetë në planet e Partizanit. Kjo, edhe për atë se janë afruar shumë futbollistë dhe ka pak ose aspak hapsirë për të pasur një vend titullari. Mensah jo se shkëlqeu tek Partizani. Ai ka luajtur si titullar ne disa ndeshje (në total 696 minuta) dhe ka shënuar vetëm 1 gol. Mensah është nën kontratë tek korçarët dhe ishte i huazuar, ndërkohe qe tani do të rikthehet përsëri tek Skënderbeu, të paktën kështu mësohet nga burime që vijnë nga të dy klubet.Mensah, gjatë këtyre ditëve është parë në stërvitje me Partizanin në Pogradec, por kjo nuk do të zgjasë shumë, pasi pritet të bashkohet me korçarët ditët e para të javës që vjen.
Çmendet takaj mensah drejt skënderbeut
Date: