https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/Screenshot_20240907_090250_Chrome-scaled-1.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/Janaqi-kombetare-1-1.jpg
Në takimin miqësor të Skënderbeut me Devollin, mesfushori Dejvid Janaqi nuk ka qenë me ekipin. Nga sa është mësuar ai po zhvillon kontrolle mjekësore, për të parë shkallën e dëmtimit, një dëmtim që e ka pësuar në stërvitje me ekipin kombëtar të U-21.
I pafat mesfushori i korçarëve kur humbi edhe ndeshjen me kombëtaren, por duket se edhe takimin e radhës kundër Teutës do ta humbasë, pasi nuk mund të rikuperohet dot kaq shpejt.