Connect with us

Aktualitet

Denis Meçe u la në burg për “vrasje nga pakujdesia”/ Reagon motra e Egli Progës: Sot ma vranë vëllanë për herë të tretë

Gjykata e Korçës vendosi sot masën “arrest me burg” për 29-vjeçarin, Denis Meçe, mbi të cilin rëndon akuza “vrasje nga pakujdesia”. Ndërsa, për tre të arrestuarit e tjerë lidhur me këtë ngjarje, Voltan Shulkun, Arian Manellarin e Leonidha Gucen, togat e zeza të qytetit juglindor vendosën masën “detyrim paraqitje”.

Mirëpo, kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga familjarët e të ndjerit. Motra e Egli tha në një prononcim të shkurtër për mediat se padrejtësia  vazhdon dhe se vëllanë sot ia vranë për herë të tretë.

Sipas saj, ky rast është vrasje me dashje, në bashkëpunim dhe mes lotësh ajo tha se ndaj vëllasë së saj iu lëshuan një “tufë huliganësh” që e lanë të vdekur.

“Po flisni për padrejtësi që filloi nga policia e shtetit, padrejtësi duke filluar nga regjistrimet, çdo akt që kanë sjellë ata, akt që ka shoqëruar edhe gjykatën në padrejtësi. Janë lënë të lirë të gjithë vrasësit, flasim për padrejtësi të menjëhershme, në kohë, në bashkëpunim. Flasim për banda të bëra bashkë. Kam parë skedën e vdekjes, me shënim “është vrasje”. Çfarë janë këta të tjerët që lihen me detyrim paraqitje?

Po vazhdon të vritet Egli, me çdo veprim dhe mosveprim që është duke u kryer. Kjo është vrasje për herë të tretë.

Po flasim për vrasje me dashje, në bashkëpunim, në masë, të një njeriu të pafajshëm dhe janë lëshuar një tufë huliganësh. Kjo është.

Duke njohur kontigjentët, unë nuk jam në dijeni për gjobë, por duke njohur elementët është gjëja më e rëndë. Kur guxohet ta vrasësh, me grushta një njeri, do të thotë që ccdo gjë tjetër është e mundur. Është bërë më ekstremi, më e madhja,” tha motra e viktimës pas vendimit të gjykatës.

Continue Reading

Aktualitet

Mirëmëngjes dhe muaj të mbarë!

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë! Sot është e martë dhe data shënon 1 tetor 2024. Jemi sot në ditën e parë të këtij muaji, të cilit i urojmë mirëseardhjen.

Ditën e sotme kemi zgjedhur t’ju themi mirëmëngjes me njërën nga simbolet e qytetit tonë, me Katedralen dhe të urojmë më të mirat për Ju miqtë tanë.

Ju urojmë një ditë sa më të bukur për të gjithë!

Të martë dhe muaj të mbarë dhe të bukur miq të faqes “Korça Boom”!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Nga puna për “Rehabilitimin e kanlit ujitës Petrushë -Sovjan”

Nga puna për “Rehabilitimin e kanlit ujitës Petrushë -Sovjan”.

Bujqësia dhe rritja e sipërfaqes nën ujë prioritet i Bashkisë Maliq!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Në fshatin Bulgarec sapo përfunduam punën për rrethimin e kopshtit

Kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo:

“Punonjësit tanë tregojnë përkujdesje të vazhdueshme për të mirëmbajtur dhe përmirësuar

kushtet në të gjitha institucionet parashkollore.

Në fshatin Bulgarec sapo përfunduam punën për rrethimin e kopshtit.”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

KOKSH-i: Sporti shqiptar humbi sot Nderin e Kombit, Profesor Vangjel Koja

Sporti shqiptar humbi sot një prej figurave më emblematike të tij, Mjeshtrin e Madh, Nderin e Kombit, Profesor Vangjel Koja.

Trajneri i sukseseve të mëdha të volejbollit shqiptar mbylli sytë përgjithnjë në moshën 91-vjeçare. Profesor Xhela do të kujtohet përjetësisht për kontributin e jashtëzakonshëm në formësimin e brezave të ndritur të volejbollit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Niko Peleshi mesazh ngushëllimi për Vangjel Kojën: Lamtumirë mjeshtër!

“Lamtumirë mjeshtër! Deri sa mbylli sytë, ikona e sportit shqiptar Vangjel Koja jetoi me

pasionin dhe përkushtimin për volejbollin, duke i dhuruar ekipeve dhe tifozëve emocione të

paharrueshme. Kujtimi i tij do të vazhdojë të frymëzojë brezat e rinj.”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!

Vangjel Koja, legjenda e volejbollit shqiptar, u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare. Një figurë e shquar e sportit, Koja filloi karrierën e tij si atlet dhe më pas u spikat në basketboll dhe volejboll, duke përfunduar si trajner i skuadrës së famshme Dinamo.

Si trajner i Dinamos në volejboll për meshkuj, ai jo vetëm që arriti të fitonte tituj kampion kombëtar, por edhe të krijonte një ekip që la gjurmë në arenën evropiane. Dedikimi i tij i pashoq dhe përkushtimi ndaj sportit e bënë një ikonë të vlefshme për brezat e rinj.

Homazhet në nder të tij do të mbahen këtë të hënë në Kishën e Shën Sotirit në Korçë, ku familja, miqtë dhe komuniteti sportiv do t’i japin lamtumirën një prej figurave më të ndritura të sportit shqiptar. Trashëgimia e tij në volejboll dhe roli i tij si mentor i sportistëve të rinj do të kujtohet gjithmonë.

Lamtumirë mjeshtër! Të qoftë dheu i lehtë!

Portali “KORÇA BOOM” i shpreh ngushëllimet e thella familjes!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Mirëmëngjes nga Biglla e Dardhës!

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë! Sot është e hënë dhe data shënon 30 shtator 2024. Jemi sot në ditën e fundit të këtij muaji.

Ditën e sotme kemi zgjedhur t’ju themi mirëmëngjes nga maja Bigëll në Dardhë dhe t’ju urojmë më të mirat për Ju miqtë tanë.

Ju urojmë një ditë sa më të bukur për të gjithë!

Të hënë dhe javë të mbarë dhe të bukur miq të faqes “Korça Boom”!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

620000 copë rasate krapi autokton në liqenin e Prespës

620000 copë rasate krapi autokton iu shtuan liqenit të Prespës për ripasurimin dhe ripopullimin e kësaj pasurie natyrore. Në zbatim të menaxhimit të qëndrueshëm të peshkimit dhe në kuadër të zbatimit të programit të ripopullimit të kategorive ujore me specie autoktone, në Liqenin e Prespës ka nisur procesi i lëshimit të rasatit të krapit autokton i prodhuar dhe rritur në Ekonominë e rritjes dhe prodhimit të rasatit të krapit në Zvezdë të Korçës.

Pasurimi i liqenit me rasatet e peshkut është një vlerë e shtuar në rritjen e numrit të stokut të species së krapit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Korani, thesar i padiskutueshëm i turizmit shqiptar

Në Pogradec, kuzhina lokale shquhet për gatimet e saj me peshk të freskët nga liqeni, ku korani, belushka dhe ngjala janë ndër më të preferuarit. Çdo pjatë përgatitet me mjeshtëri dhe traditë, duke i dhënë një shije të veçantë dhe autentike.

Peshku i freskët, i kapur në mëngjes, transformohet në receta unike nga duart e kuzhinierëve të zonës, të cilët ruajnë me fanatizëm sekretet e vjetra të gatimit. Vizitorët që shijojnë këto pjatanca e kuptojnë pse kuzhina e Pogradecit është një thesar i padiskutueshëm i turizmit shqiptar. Një drekë e tillë e bën të dielën të mrekullueshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, e diel 29 shtator

Dita e sotme do të karakterizohet me një rënie të lehtë të temperaturave dhe në zona të caktuara do të ketë edhe reshje shiu.

Rrymat ajrore që mbizotëronin nga jugu do t’i lënë vendin rrymave të ftohta. Kështu do të kemi një rënie me disa gradë ditën e sotme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News