Tek devollinjtë, në këto momente janë gjashtë futbollistë të huaj që kanë nënshkruar edhe kontratat e tyre dhe nga sa është mësuar nga presidenti Spartak Meraku pas dy ditësh do të mbërrijë edhe një tjetër futbollist.
Do të jetë një mesfushor organizator me mjaft vlera dhe do të mbyllet kështu edhe një prej pikave që devollinjtë duan ta mbyllin sa më shpejt. Mund të thuhet se ky do të jetë afrimi i fundit nga të huajt dhe ka shumë mundësi që deri në çastet e fundit të ketë përfunduar.
Mund të ketë edhe ndonjë surprizë tjetër, por me futbollistë korçarë që plotësojnë kështu edhe kushtin pët të qenë brenda prefekturës.