Ashtu siç ishte deklaruar, devollinjtë do të jenë aktivë në merkato, duke afruar futbollistë për vazhdimin e fazës. Pas largimeve, detyrimisht do të kishte një merkato cilësore dhe vërtet kështu ka ndodhur.
Mësohet emri i futbollistit të parë dhe ai është shumë i njohur për bilishtarët. Bëhet fjalë për Mateo Peren, që rikthehet tek ekipi i qytetit të tij.
Pere, pasi mbylli bashkëpunimin me Pogradecin, është tashmë pjesë e devollinjve. Ditën e hënë ai do të bashkohet me grupin dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit Trifon Meraku, i cili ka disa ditë që ka filluar stërvitjen me ekipin e tij.
Po ashtu, ditën e hënë do të mbërrijë në Devoll edhe një sulmues i huaj, i cili, sipas burimeve, është shumë cilësor dhe ngelet për t’u parë në stërvitjen e kësaj dite. Më pas, kontrata është gati për futbollistin.
Brenda javës së ardhshme, sipas ekzekutivit Ermir Lukra, do të ketë edhe disa futbollistë të tjerë që do të afrohen.
The name of the first player has been revealed, and he is very well-known among the local fans. The player is Mateo Përe, who is returning to his hometown club.
Pwre, after ending his cooperation with Pogradec, is now part of Devolli. On Monday, he will join the team and will be placed under the orders of coach Trifon Meraku, who has started training the team a few days ago.
Additionally, on Monday, a foreign striker will arrive at Devolli. According to sources, he is very skilled, and it remains to be seen how he performs in the upcoming training session. Afterward, the contract is expected to be finalized for the player.
By the next week, according to executive Ermir Lukra, several more players will join the team.
“KORÇA BOOM”