Dhori Prifti, emblema e gjykimit feston sot 75-vjetorin

Date:

Sot është një nga ditët më të veçanta për një nga emblemat më të mira të gjykimit, Dhori Prifti. Pikërisht sot, Prifti feston 75-vjetorin e lindjes dhe padyshim që ky përvjetor e gjen padiskutim me kaq shumë kujtime të bukura që e lidhin Dhorin me gjykimin. Të gjithë në Korçë dhe jo vetëm e njohin Dhori Priftin, gjyqtarin ndërkombëtar që padyshim la gjurmë të mëdha te të gjithë.

Sot familja, shoqëria, tifozët do ta uronin Dhorin, me urtësinë dhe si një njeri për t’u marrë shembull nga të gjithë, për shumë vite të tjera të lumtura. Portali “Korça Boom” gjen rastin ta urojë Dhori Priftin: Jetë të gjatë dhe plot vite të tjera të lumtura Dhori!

Jeta sportive e Dhori Priftit:

Futbolli për gjyqtarin e mirënjohur Dhori Prifti do të ishte bashkëudhëtar për më shumë se 32 vjet. Fillesat zyrtare do të ishin në vitin e largët 1962, por ato “informale” shënohen edhe më herët kur vogëlushi do të aktivizohej me klasat sportive. Trajneri i mirënjohur Spiro Koça do të vlerësonte qetësinë dhe cilësitë pozicionale duke e graduar qendërmbrojtës në ekipin e të rinjve të “Skënderbeut”.

Me statusin e liderit do ta kryente këtë “detyrë” duke tërhequr vëmendjen e trajnerit Ilia Shuke që përpos se do ta afronte tek ekipi i të rriturve, do të bëhej “menaxher” i futbollit duke u interesuar që ushtrinë ta bënte në një ekip sikur ishte ai i “5 Shtatorit”.

Në 25 Dhjetor 1969 do të niste ushtrinë në Skrapar dhe në fillim të vitit 1970 do të vihej nën urdhrat e trajnerit Sabri Dyli. Në kujtimet e tij gjyqtari ndërkombëtar veçon mikpritjen dhe vlerësimin që ka marrë nga skraparllinjtë: “Në ekip ishim një familje e madhe. Ashtu sikur edhe kolegët e tjerë, qendërmbrojtësi ka të shënuar në memorie takimet që “5 Shtatori” luante me “22 Tetorin” e Poliçanit.”  

– Ishte koha kur Poliçani kishte në përbërje futbollistë nga Partizani dhe urdhëresa ishte që duhej të dilte në kategorinë e parë. Mbaj mend që mes tensionit dhe fair-play ngaherë kemi fituar me Poliçanin, ishin fitoret të arritura me luftë dhe vështirësi, – tregon Dhori.

Edhe pse ishte qendërmbrojtës në aktivizimet e tij ai ishte specialist i goditjeve standard. Tifozeria skraparase ka të memorizuar atë gol, të 15 Nëntorit 1970, me Shkumbinin 1-0, kur nxori nga arkivi atë gol fantastik të shënuar nga këndi. Mbas ushtrisë karriera e qendërmbrojtësit do të vazhdonte sërish te “Skënderbeu” ku përsëri do ta “priste” kumbari i tij, trajneri Ilia Shuke.

Aktivizimi me “Skënderbeun” do të ishte i kufizuar për vetë cilësinë e ekipit korçar në atë kohë. Ironia do të ishte e pamëshirshme teksa në stërvitje futbolli, duke luajtur basketboll në vitin 1974 do të dëmtohej aq rëndë sa do t’ia ndërpriste karrierën, por jo ta ndante nga futbolli.

Do të niste një karrierë tjetër që do të ishte nga më të suksesshmet në vend. Në vitin 1976 do të niste “zanatin” e gjyqtarit që shumë shpejt do ta bënte një nga gjyqtarët më të mirë të vendit. Si askush tjetër 90% të ndeshjeve të kategorisë së parë do të gjykoheshin nga Stema “Dhori Prifti”. Profesionalizmi dhe drejtësia në gjykim do të bënte që brenda një kohë të shkurtër të kapte kategoritë maksimale të gjykimit duke merituar edhe atë të Gjyqtarit Ndërkombëtar.

Me një eksperiencë prej 18 vitesh korçari i bilbilit do të bëhej emblema e gjykimit të futbollit shqiptar dhe jo vetëm. Kur mbushi 45 vjeç, atëherë kur i duhej më shumë se kurrë gjykimit të futbollit do të respektonte ligjin e kufirit të moshës duke i dhënë fund karrierës brilante në drejtësinë futbollistike. Do t’i “varte” këpucët në gozhdë në vitin 1994, atëherë kur do t’i jepte lamtumirën drejtësisë së futbollit.

Today is one of the most special days for one of the greatest figures of justice, Dhori Prifti. Today, Prifti celebrates his 75th birthday, and undoubtedly, this anniversary finds him with so many beautiful memories that connect him to the world of justice. Everyone in Korça and beyond knows Dhori Prifti, the international judge who undoubtedly left a great mark on everyone.

Today, family, friends, and fans would wish him many more happy years, praising his wisdom and recognizing him as a person to be admired by all. The portal “Korça Boom” takes this opportunity to congratulate Dhori Prifti: Another 100 happy years, Dhori!

“KORÇA BOOM”

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

EKSKLUZIVE / Skënderbeu bën goditjen e parë në merkato, “Korça Boom” e kishte paralajmëruar

Korçarët duket se do të jenë shumë aktivë në...

E RËNDË/ Humbet jetën 12-vjeçari nxënës i klasës së 7-të në Vashtëmi!

Një 12 vjeçar nga fshati Poceste i bashkisë së...

Hierarkë të Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë vizitojnë Kryepiskopin Anastas

Hierarkë të Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë...

Super Pogradeci/ Pas Vokrrit dhe Zguros ZYRTARIZON një kroat

Pogradeci po punon shumë gjatë kësaj merkatoje dhe drejtuesit...