Mungesa e Mario Rabiut ka sjellë jo pak shqetësim për të gjetur të duhurin e këtij pozicioni. Jo se korçarët nuk kanë një të tillë, por për faktin se kush do ta bëjë punën si ai.
Gjatë këtyre ditëve, në procesin stërvitor trajneri dhe stafi i tij janë munduar që të gjejnë të duhurin dhe kanë kryer disa prova. Kështu është menduar, të paktën nga sa është parë, që Franklin Kamleu të luajë në vendin e Dejvid Janaqit dhe ai të zhvendoset para mbrojtësve.
Pikërisht një variant tjetër është edhe fakti që Rei Pecani të jetë në organizim dhe Dejvid Janaqi në vendin e Mario Rabiut. Ndërkohë që pjesa tjetër nuk do të ketë asnjë ndryshim.