“Dita Botërore pa Makina në Pogradec”
Bashkia Pogradec në bashkëpunim me ZVAP organizoi një pedalim me nxënësit e shkollave të mesme, duke shënuar “Ditën Botërore pa Makina”!
Ky aktivitet i veçantë kishte për qëllim ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe promovimin e një jete të shëndetshme. Nxënësit tanë treguan edhe një herë se sa shumë mund të kontribuojnë për një të ardhme të pastër dhe më të gjelbër!
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për energjinë pozitive dhe përkushtimin! Të zgjedhim transportin alternativ dhe të kujdesemi për mjedisin tonë!
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”