Dita e parë e skënderbeut në korçë ja çfarë ka ndodhur

Date:

Skuadra korçare ka zbritur zyrtarisht në fushën stërvitore, duke i dhënë kështu startin përgatitjeve të veta. Një proçes që ka filluar në orën 17.00, por stafi teknik me Ivan Gvozdenoviç, Gentjan Liçin dhe Erjon Llapanjin ishte prezent në stadium në orën 16.00 Futbollistët kanë respektuar orarin dhe në orën e caktuar dolën në fushën stërvitore, por 20 minuta para stërvitjes ka mbërritur edhe Ardjan Takaj. Ka takuar stafin në dhomat e zhveshjes si dhe është përshëndetur me futbollistët.Më pas i janë drejtuar procesit stërvitor ku në përgjithësi kanë qënë ushtrime të përgatijes fizike dhe teknike, atje ku Gvozdenoviç ka kërrkuar nga të tijtë një përqëndrim dhe në fakt të gjithë kanë qënë të përqëndruar në proçesin stërvitor.Me grupin janë bashkuar edhe një pjesë e futbollistëve që janë në provë dhe këta janë disa të rinj që Takaj duket se i ka në planet e veta për tu dhënë mundësinë të jenë pjesë e korçarëve.Të rinjtë vinin për herë të parë në atë ambjentet sportive dhe nga sa mundëm të mësonim pas stërvitjes vërtet kanë vlerësuar atë që thuhet për Skënderbeun, si një ekip i madh me infrstrukturë moderne dhe kushte mjaft të mira, ku edhe tifozët nuk kanë munguar për ti përshëndetur dhe për tu uruar mirëseardhjen në Korçë.Presidenti i korçarëve Ardjan Takaj është ulur në shkallët e fushës stërvitore së bashku me veteranë të futbollit korçar si dhe me tifozët që mezi kishin pritur këtë ditë. Bisedat mes tyre ishin të zjarrta dhe kanë kërkuar nga Takaj se cilët janë ata futbollistë që do të afrohen , Takaj nga ana tjetër ka qënë shumë transparent duke zbuluar në fakt një pjesë të atyre futbollstëve që pret, por emrat kanë qënë sekret nga ana e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

More like this
Related

E RËNDË/ 40-vjeçari u vetëvar në oborrin e shtëpisë! Policia jep detaje

Leskovik/Informacion paraprak Rreth orës 18:00, në një ambient afër oborrit...

Stuhia e shekullit/ Uragani Milton pritet të godasë Floridan, parashikohen dhjetëra miliardë dollarë dëme!

Florida po përgatitet për uraganin Milton, i cili pritet...

NGJARJE E RËNDË: 40-vjeçari i jep fund jetës në Leskovik/ Policia në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më...

Skënderbeu/ Në plan edhe disa miqësore. Mësojeni!

Që korçarët do të zhvillojnë disa takime miqësore, kjo...