Dr. Romeo Terolli, specialisti i Qendrës së Karrierës dhe Alumnit takim me drejtorin e Credins Bank, Ilir Selenica

Date:

Në kuadër të bashkëpunimit institucional, specialisti i Qendrës së Karrierës dhe Alumnit, UNIKO, dr. Romeo Terolli zhvilloi një takim me drejtorin e Credins Bank në Korçë z. Ilir Selenica.

Prej vitesh Credins Bank vijon të mbështesë studentët dhe Alumnin e Universitetit me pjesëmarrje në veprimtari të rëndësishme, ku veçojmë Panairin e Punës, apo paisjen me uniforma të studentëve të ekipeve sportive të Universitetit “Fan S. Noli”.

Në takimin e zhvilluar sot drejtori i Credins Bank z. Ilir Selenica shprehu edhe njëherë interesin e Credins Bank për të qënë sa më afër studentëve, Alumnit dhe stafit të UNIKO.

Ai shprehu gatishmërinë që në kuadër të zgjerimit të këtij bashkëpunimi të krijohen edhe më tepër mundësi dhe hapësira për praktika të studentëve dhe punësim të Alumnit të Universitetit pranë institucionit që ai drejton, si dhe pjesëmarrjen e Credins Bank në veprimtari, projekte, e angazhime të përbashkëta me Universitetin.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Shkolla naum veqilharxhi vizitë në muzeun kombëtar të artit mesjetar

Nxënësit e klasave të 9-ta të shkollës “Naum Veqilharxhi”...

Skënderbeu humbja që djeg shumë/ Ja ku jemi me renditjen!

Sot janë luajtur tre ndeshjet e para të javës...

Skënderbeu mësoni forrmacionin e korçarëve që pritet të zbresë në orën 13 30 ndaj egnatias

Skënderbeu është gati për këtë përballje të pas pak...

Dardha mahnitëse në çdo stinë

Pamje të mrekullueshme nga fshati turistik i Dardhës, i...