Connect with us

Sporti

Drita e gjilanit skënderbeu 2 3

Drita – Skënderbeu 2-3(25-27, 25-18, 25-23, 23-25, 6-15)Skuadra e Skënderbeut ka zhvilluar ndeshjen e dytë në volejboll femra me ekipin e Dritës në Kampionatin Ballkanik që po zhvillohet në Gjilan të Kosovës.Një ndeshje që ka qënë e ekulibruar në setin e parë ku janë dashur edhe pikët shtesë për të përcaktuar skuadrën fituese të këtij seti. Korçaret e fitojnë 25-27. Më pas, dy setet e tjera fitohen nga ekipi i Dritës me rezultatin 25-18 dhe 25- 23. Seti i katërt ishte i mirë për Dritën që krijon diferencë, por më pas ka ekuilibër. Në fund fiton Skënderbeu 23-25.Në setin final 6-15 dhe përfundimisht Skënderbeu fiton 3-2 ndaj Gjilanit vendas.Skënderbeu në dy ndeshje ka një fitore dhe një humbje.Një ditë më parë humbi 3-0 ndaj Gallatasaraj, ndërkohë që dot fitoi 3-2 me Dritën vendase. Nesër zhvillohet edhe ndeshja e fundit e Kupës Ballkanike, ku Skënderbeu do të ketë përballë ekipin grek të Makropolo.

Drita – Skënderbeu 2-3(25-27, 25-18, 25-23, 23-25, 6-15)Skuadra e Skënderbeut ka zhvilluar ndeshjen e dytë në volejboll femra me ekipin e Dritës në Kampionatin Ballkanik që po zhvillohet në Gjilan të Kosovës.Një ndeshje që ka qënë e ekulibruar në setin e parë ku janë dashur edhe pikët shtesë për të përcaktuar skuadrën fituese të këtij seti. Korçaret e fitojnë 25-27. Më pas, dy setet e tjera fitohen nga ekipi i Dritës me rezultatin 25-18 dhe 25- 23. Seti i katërt ishte i mirë për Dritën që krijon diferencë, por më pas ka ekuilibër. Në fund fiton Skënderbeu 23-25.Në setin final 6-15 dhe përfundimisht Skënderbeu fiton 3-2 ndaj Gjilanit vendas.Skënderbeu në dy ndeshje ka një fitore dhe një humbje.Një ditë më parë humbi 3-0 ndaj Gallatasaraj, ndërkohë që dot fitoi 3-2 me Dritën vendase. Nesër zhvillohet edhe ndeshja e fundit e Kupës Ballkanike, ku Skënderbeu do të ketë përballë ekipin grek të Makropolo.

Continue Reading

Kategoria 2

KATEGORIA E DYTË/ Sot vëmendja në Memaliaj-Maliqi dhe Delvina-Devolli!

Ashtu si Superiorja dhe Kategoria e Parë edhe Kategoria e Dytë do të luajë ndeshjet e radhës. Kështu të do të zhvillohen ndeshje e javës së 3-të, ku ekipet e grupit B do të zbresin në fushë për të kërkuar 3 pikët.

5 ndeshje do të luhen ditën e sotme. Saktësisht ekipet e grupit b do të marrin skenën, përballje këto që do të luhen në orën 14:00.

Memaliaj-Maliqi, Këlcyra-Tomori, Turbina-Shkumbini, Butrinti-Orikumi dhe Delvina-Devolli do të luhen në të njëjtën orën, 14:00. Këtë javë pushim do të jetë skuadra e Luftëtarit.

GRUPI B:

MEMALIAJ – MALIQI

KËLCYRA – TOMORI

TURBINA – SHKUMBINI

BUTRINTI – ORIKU

DELVINA – DEVOLLI

LUFTËTARI – pushim

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Gvozdenoviç i zhgënjyer: Nuk e meritonim, kartoni i kuq vendosi ndeshjen

Skënderbeu vijon “pikiatën” duke pësuar një tjetër disfatë, kësaj radhe në shtëpi përballë Egnatias. Korçarët mbeten në vendin e 8-të në Play-Out. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Ivan Gvozdenovic foli për RTSH Sport.

“Nuk meritonim këtë ndeshje. Vendosi kartoni i kuq, na e bëri të vështirë. Jemi shumë të mërzitur. Në pjesën e parë kishim besim. Egnatia nuk bëri lojë si gjithmonë. Kemi nevojë për pak kohë.

Reagojmë mirë, por vjen goli në një moment kur jemi me 10 lojtarë. Egnatia përsëri nuk rrezikoi asnjëherë. Provuam të gjitha, 4 sulmues, presing anash, por ky ishte maksimumi. Një barazim do ishte i drejtë, Egnatia nuk ishte skuadra më e mirë.

Pësojmë shumë gola dhe shënojmë shumë gola. Sot u ndëshkuam kur ishim me 10 lojtarë. Mund të rreshtoheshim më mirë mbrapa, por ishte shumë e vështirë.

Rezultatet do të vijnë, patjetër. Nëse nuk kemi besim nuk do të dalim kurrë nga momenti i vështirë. Do vazhdojmë të luftojmë”, – tha Govzdenoviç.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Tetova: Donim vetëm 3 pikët, Skënderbeu nuk rrezikoi shumë

Egnatia rikthehet më në fund te fitorja duke mposhtur minimalisht Skënderbeun në Korçë. Goli i Dardan Vuthaj i dha 3 pikët e arta rrogozhinasve. Trajneri Edlir Tetova foli pas ndeshjes ku u shpreh i kënaqur për rikthimin te rruga e fitores.

“Donim vetëm 3 pikët, ndërruam skemën prej mungesave. Pjesën e parë ishim mirë në manovër, ndërsa në të dytën me pak qetësi mund të bënim golin e dytë. Pas kartonit të kuq të Malotës loja u barazua shumë, por kundërshtari nuk na rrezikoi shumë në portën tonë.

Na duhet shumë punë akoma me sulmin, poshtë e marrim topin mirë, por sulmi do punë akoma. Shpresoj të na ndihmojë pauza”, – tha Tetova.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu “kafshon” edhe Barleti Volley. Elena Bego më e mira!

Skënderbeu ka mposhtur dje edhe Barleti Volley në ndeshjen e javës së 4-t të superligës për femra. Një fitore e lehtë e vajzave të Orlando Kojës, që e kanë pasur të lehtë këtë fitore nga fillimi në fund.

Vlerësimi që i kishte bërë Skënderbeu skuadrës kryeqytetase bëri që në “Asllan Rusi” vajzat bardhekuqe të rrjetës të mos e falin skuadrën kryeqytetase dhe të fitojnë me rezultatin e pastër 0-3.

Pas kësaj fitoreje Skënderbeu vijon të qëndrojë në krye me 4 fitore në po kaq ndeshje së bashku me Partizanin.

Sipas informacioneve që ka nxjerrë stafi teknik për këtë ndeshje Elena Bego ka qenë volejbollistja më e mirë e këtij takimi duke shënuar edhe 15 pikë në total. Urime kapitenes së Skënderbeut.

Javën e ardhshme Skënderbeu do të presë në shtëpi në derbin e juglindjes Pogradecin, teksa do të kërkojë sërish fitoren.

Suksese vajzave të Skënderbeut!

Kalendari i Skënderbeut në volejboll për femra 2024-2025

FAZA I

Java 1 Skënderbeu-Teuta 3-1

Java 2 Dinamo-Skënderbeu 0-3

Java 3 Skënderbeu-Vllaznia 3-0

Java 4 Barleti Volley-Skënderbeu 0-3

Java 5 Skënderbeu-Pogradeci                12 tetor 2024          Ora 17:00

Java 6 Skënderbeu-Partizani                  18 tetor 2024          Ora 17:00

Java 7 Tirana-Skënderbeu                       25 tetor 2024          Ora 18:00

FAZA II

Java 8 Teuta-Skënderbeu                        31 janar 2025         Ora 14:00

Java 9 Skënderbeu-Dinamo                    8 shkurt 2025         Ora 17:00

Java 10 Vllaznia-Skënderbeu                 14 shkurt 2025       Ora 14:00

Java 11 Skënderbeu-Barleti Volley       22 shkurt 2025       Ora 17:00

Java 12 Pogradeci-Skënderbeu             14 mars 2025          Ora 17:00

Java 13 Partizani-Skënderbeu                21 mars 2025          Ora 17:00

Java 14 Skënderbeu-Tirana                    28 mars 2025          Ora 17:00

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Super Liga

Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë

Skënderbeu- Egnatia 0-1

Shënues: Vuthaj 64’

Korçarët kanë humbur një ndeshje që askush nuk e kishte parashkuar si të tillë, kjo për shkak të asaj që ka ndodhur në minutat e fundit të pjesës së parë, kur Vaskuez largohet me kartonin e kuq. Ishte ky momenti që prishi ekuilibrat tek skuadra korçare dhe për pasojë duke qenë me dhjetë futbollistë ka pësuar edhe golin e vetëm të takimit në minutën e 64’ pas një topi që u end për disa çaste në zonë dhe Vuthaj është treguar shumë i saktë.

Por duhet thënë se ishte një ndeshje me mjaft ritëm nga ana e të dy ekipeve, dy ekipe që kërkonin me domosdo të merrnin tre pikët, pasi vetë pozicioni i tyre ua detyronte këtë gjë. Pjesa e parë ka qenë e ekulibruar me disa tentativa më shumë nga ana e miqve që godisnin në drejtim të portës, ndërkohë që korçarët me Bismark dhe Rashicën kanë krijuar mundësi, por pa finalizim edhe pse ishin me një futbollist më pak në fushën e lojës.

Ekuilibrat vendosen kur Malota është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 74′. Pas këtij momenti është skuadra korçare që është më superiore, por ndoshta edhe pak fat duhet të kishin kur goditja e Tayo me kokë ishte ngjitur me shtyllën. Gjithsesi Skënderbeu ngleli në pozita të njëjta dhe Egnatia mori tre pikë që e bëjnë të kalojë krizën e dukshme në këto javë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu shpartallon Elbasanin në javën e katërt

Elbasani – Skënderbeu 0-3

Skënderbeu në volejboll për meshkuj ka mbyllur ditën e sotme me një tjetër fitore të pastër dhe spektakolare, duke mposhtur Elbasanin brenda në shtëpi me rezultatin e thellë 3-0, ndeshje e cila u zhvillua sot në orën 17:00.

Në ndeshjen e zhvilluar sot në Elbasan në javën e katërt të superligës, Skënderbeu nuk e ka pasur aspak të vështirë të mposhtë vendasit, në një ndeshje që u komandua në të tre setet nga bardhekuqtë e rrjetës.

Në katër javë Skënderbeu ka 3 fitore dhe vetëm 1 humbje, duke u renditur në vendin e dytë përkohësisht, ndërkohë që objektivat këtë sezon janë madhorë për skuadrën e Arben Priftit.

Suksese Skënderbeut në volejboll për meshkuj!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Ja çfarë po ndodh në stadium përpara ndeshjes Skënderbeu-Egnatia

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Egnatias do të startojë në orën 19:00, ndërkohë që të dy ekipet kanë dalë në fushën e lojës dhe po zhvillojnë nxemjen e tyre të zakonshme.

Më poshtë po ju sjellim dhe albumin me foto me momentet e tanishme në fushën e lojës, ndërkohë që në orën 19:00 pritet të jetë një ndeshje vërtet e fortë dhe me shumë emocione.

Skënderbeu nga ana e vet do të luajë fitore, por të njëjtën gjë do të bëjë edhe Egnatia, kampionia në fuqi e superligës. Suksese Skënderbe!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Skënderbeu-Egnatia në orën 19:00/ Ja formacionet e të dy ekipeve

Skënderbeu dhe Egnatia do të përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në Korçë, do të startojë në orën 19:00.

Tashmë dy trajnerët kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë që nga minuta e parë e kësaj sfide. Më poshtë do të njiheni me formacionet zyrtare të ndeshjes Skënderbeu – Egnatia.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Alia, Vasquez, Prençi, Gerco, Doka, Rabiu, Janaqi, Krasniqi, Rashica, Nikaj, Bismark. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.

EGNATIA: Dobjani, Aliyev, Malota, Aleksi, Ndreca, Rama, Zejnullai, Ujka, Kasa, Joel, Vuthaj. Trajner: Edlir Tetova.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 1

POGRADECI mposht Kukësin/ Ja 5 çiftet e luajtura sot!

Mesditën e sotme janë zhvilluar 5 ndeshje të Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 7-të të kampionatit. Në këto 5 ndeshje u shënuan 10 gola.

Flamurtari fitoi me përmbysje 2-1 në transfertë përballë Korabit, ndërsa në krahun tjetër Pogradeci triumfoi pastër dhe pa probleme me rezultatin 2-0 kundër Kukësit.

Në ndeshjet e tjera, Burreli u mposht 3-0 në transfertë ndaj Besës së Kavajës dhe Lushnja barazoi pa gola 0-0 kundër Erzenit. Po në barazim, por me rezultatin 1-1 përfundoi ndeshja mes Valbonës dhe Apolonisë.

Kampionati vazhdon që të kryesohet nga Besa e Kavajës. Klubi verdhezi mbetet në vendin e parë me 19 pikë, 1 më shumë se Flamurtari i vendit të dytë.

Ndeshjet e sotme:

Valbona – Apolonia 1-1

Shënues: Krasniqi 75′ / Trifoni 58′

Korabi – Flamurtari 1-2

Shënues: Mziu 43′ / Batha 52′, Andoni 61’ (aut}

Pogradeci – Kukësi 2-0

Shënues: Sulo 3′, Raza 73′

Lushnja – Erzeni 0-0

Besa – Burreli 3-0

Shënues: Goxha 7′, Dos Santos 35′, Gjinaj 83′

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Java e dytë e kampionatit të vajzave luhet e ndarë në dy ditë

Java e dytë e kampionatit të futbollit të vajzave do të luhet e ndarë në dy ditë. Tre prej ndeshjeve do të luhen të dielën e 6 tetorit, ndërsa dy sfidat e tjera do të zhvillohen të hënën.

Laçi – Egnatia dhe Apolonia – Teuta do të luhen pasditen e së dielës, në orën 15:00. Po të dielën do të luhet edhe sfida Vllaznia – Kinostudio, në orën 15:30. Shkodranet vijnë pas fitores së thellë në Rrogozhinë javën e kaluar dhe do të kërkojnë të vijojnë me ecurinë pozitive.

Sakaq, të hënën do të luhen dy ndeshjet e tjera të javës së dytë. Partizani do të presë Lushnjën në “Arenën e Demave”’, me sfidën që është programuar të luhet në orën 14:00.

Ndeshja e fundit e javës është ajo mes Tiranës dhe Gramshit. Këto të fundit e nisën sezonin me një fitore të thellë ndaj Lushnjes 11-0.

Java e dytë e kampionatit të futbollit të vajzave:

Apolonia – Teuta, e diel, ora 15:00

Laçi – Egnatia, e diel, ora 15:00

Vllaznia – Kinostudio, e diel, ora 15:30

Partizani – Lushnja, e hënë, ora 14:00

Tirana – Gramshi, e hënë, ora 15:00

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News