Sporti
E fundit 15 minuta nga fundi në skënderbeu dinamo ja çfarë po ndodh
Skënderbeu – Dinamo 0-1Shënues:Vila 52’ (11-m)Skënderbeu:Alia, Ramos, Prençi, Rabiu, Liço, Rashica (Uçe 69’), Nikaj, Gerco, Franklin (Djantu 43’), Vangjeli, Janaqi (Merlim 69’).Trajner:Ivan GvozdenoviçDinamo:Sali, Marku, Hoxha, Zabërgja, Denisson (Bardhi 46’), Behiraçe, Smaçi (Qefalija 60’), Gudiaby, Lorran, Andoni (Tahiri 69’), Vila (Janku 69’).Trajner:Dritan MehmetiGjyqtar:Klodian ShahiniKartonë të verdhë:Ramos, Liço, Janaqi / Marku, GudiadyNdeshja nis me një rast surprizë, teksa Marku vetëm në sekondat e para për pak sa nuk shënon. Gjen të papërgatitur mbrojtjen korçare dhe i vetëm gjuan dhe falë grushtimit të topit nga Alia, Skënderbeu shpëton nga pësimi i golit.Gerco ka një moment të mirë në minutën e 9-të, ndërkohë që pak minuta më vonë në një goditje dënimi Rashica fut një top të bukur në zonë, por grushton Sali për Dinamon. Janë po bardhekuqtë që marrin frenat e lojës në dorë dhe Prençi gabon në minutën e 12-të përballë portës nuk shënon, pasi i dhuron një top portierit Sali.Në minutën e 23-të është Ardit Nikaj që provon të befasojë, por gjuajtja e tij përfundon jashtë. Janë minuta që të dy skuadrat luajnë kujdesshëm dhe ka rrezikuar shumë, duke menduar edhe për prapavijën.Edhe minutat e mëtejshme janë më të qeta dhe dinamovitët përpiqen të zbresin më shpesh, por pa gjetur kuadratin e Marko Alia.3 minuta nga fundi ankth në kampin bardhekuq pasi Franklin ka probleme në këmbën e djathtë të fashuar dhe Djantu hidhet në fushë duke e zëvendësuar.Pjesa e parë mbyllet me rezultatin e bardhë 0-0.45 minutat e dyta nisin me një rast të artë për Skënderbeun, teksa Djantu për pak sa nuk shënon, shpëton portieri mik. Dinamovitët në këtë pjesë kryen një ndërrim duke freskuar skuadrën.Në minutën e 52-të Dinamo fiton një 11-metërsh dhe Vila është i saktë nga 11-të metra larg duke kaluar Dinamon në avantazh.Skënderbeu reagon pas pësimit të golit dhe shikon më shumë në portën dinamovite.Rabiu nga jashtë zonës mike godet dhe topi qeth tranversën, rast i pastër për të barazuar shifrat. Më pas ndërhyn stoli i Skënderbeut, duke hedhur në fushë Uçe dhe Merlim, në vend të Rashicës dhe Janaqit.Pas kësaj minute Skënderbeu shton ritmin për të barazuar, por edhe nxitohet në zonën mike.Minutat dhe rastet e pjesës së parë1’ – Dinamo vetëm në sekondën e 9-të shënon rastin e parë, teksa pas topit nga qendra, Marku i vetëm përballë portës gjuan dhe Marko Alia bën mrekullinë me grushtimin e topit në këndore. Shpëton Skënderbeu.9’ – Provon Gerco nga jashtë zonës së 16 metrave dhe me të djathtën e tij e çon topin ngjitur me shtyllën e majtë pingule.12’ – Prençi për pak sa nuk kalon Skënderbeun në avantazh. Pas një goditjeje këndi Liço fut topin në zonë dhe Prençi i papërgatitur vetëm sa e prek topin përballë portës. Rast ideal për Skënderbeun.35’ – Aksion me disa pasime për Skënderbeut. Është Dean Liço që provon me të majtën, por në mënyrë të gabuar gjuan jashtë.39’ – Zabërgja për miqtë në zonë kalon një prej mbrojtësve të Skënderbeut, gjuan me të majtën rrezikshëm, por devijon në këndore Kosta Vangjeli.45’ – Nikaj bën gjithçka mirë në të majtë, fut një top të fuqishëm në zonë dhe Rashica nuk arrin ta devijojë në kuadrat.Minutat dhe rastet e pjesës së dytë47’ – Mundësi e shkëlqyer për Skënderbeun që në startin e pjesës së dytë. Djantu prirazi me portën dinamovite fut top të rrezikshëm në zonë dhe portieri Sali bën mrekullinë me gishta, duke e larguar rrezikun.52’ – Ramos brenda zonës korçare pengon në mënyrë të parregullt Andonin për miqtë dhe gjyqtari tregon dorën te pika e bardhë e penalltisë. Lorenco Vila është i saktë dhe 0-1 për Dinamon.66’ – Rabiu provon nga jashtë zonës dhe topi përfundon mbi traversë.
Sporti
SKËNDERBEU superior ndaj Egnatias në përballjet në Korçë!
Sporti
Dinamo mposht Laçin dhe merr kryesimin pas 13 vitesh/ Nesër Skënderbeu-Egnatia
Sporti
Shqipëria e Julian Ahmataj në provën e fundit përpara kualifikueseve të Europianit U-19. Zyrtarizohen dy miqësore ndaj Malit të Zi
Kategoria 1
Operohet korçari Jorgo Qeleshi/ Lojtari falënderon mjekët për ndërhyrjen
Sporti
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
Sporti
Konferenca për mediat / Trajneri Silvinjo shpjegon zgjedhjet e tij për sfidat e Nations League
Sporti
Gvozdenoviç: Tani na duhen pikët. Kam besim që do t’ia dalim ndaj Egnatias
Sporti
“Ujqër”! Nesër të gjitha rrugët na çojnë në Strofull!
Sporti
VOLEJ FEMRA+MESHKUJ/ Skënderbeu luan në dy transferta, priten 2 fitore
Sporti
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti4 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti1 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Super Liga4 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet5 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti3 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti2 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti2 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti13 orë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh