Sporti
E fundit 55 minuta lojë në teuta skënderbeu durrsakët kalojnë në avantazh shikoni
Teuta-Skënderbeu 1-0Shënues:Daci 48’Teuta:Vata, Jazxhi, Peposhi, Daci, Kruja, Kotobelli, Lloci, Faust, Çyrbja, Arifi, Gjini.Trajner:Edi MartiniSkënderbeu:Alia, Prençi, Rabiu, Liço, Rashica, Nikaj (Alliu 42’), Gerco, Franklin, Pecani (Merlim 15’), Randi, Shaqe.Trajner:Ivan GvozdenoviçKartonë të verdhë:Arifi, Lloci / Randi, AliaTeuta dhe Skënderbeu po luajnë në Durrës, ndeshjen e 1/8 të Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që qysh në fillim të takimit janë korçarët që kryejnë volum, por pa arritur të shkojnë deri në 5 metërshin e fundit.Pas minutës së 10-të janë vendasit që duket se shikojnë më shumë nga porta e Alia, por në dy momente mbrojtja tregohet e saktë, pa lejuar që topi të shkojë në kuadrat.Gjithsesi në minutat e para vlen të përmendet vetëm një ndërrim i detyruar i Rei Pecanit që ka bërë tërheqje muskulare dhe vendin e tij e ka zënë Merlim.Teuta ka qenë më aktive në raste, teksa ka pasur 3-4 raste, por pa shënuar, ndërkohë që Skënderbeu pak ka parë në portën e Teutës.Minuta e 40-të ka qenë fatale për Skënderbeun, teksa në minutën e 40-të, Marko Alia e ka prekur topin me dorë jashtë zone dhe gjyqtari Bastari tregon kartonin e kuq për portierin e Skënderbeut.Largohet Nikaj si sulmues dhe në fushë portieri rezervë, Alliu. Nuk ka më episode dhe pjesa e parë mbyllet në barazimin 0-0.Në pjesën e dytë madje që në fillimin e kësaj pjese vendasit do të kalonin në avantazh. Sigurisht që me një lojtar më pak Skënderbeu e ka të vështirë dhe Daci për vendasit nuk e ka të vështirë në minutën e 48-të që të shënojë golin e avantazhit.Minutat dhe rastet e pjesës së parë10’ – Peposhi në rastin e parë gjuan në hyrje të zonës dhe topi devijohet në goditje nga këndi.27’ – Dean Liço në një goditje dënimi shërben për Prençin, që godet me kokë dhe topi përfundon jashtë. Më pas gjyqtari anësor ngre flamurin duke e zënë në pozicion jashtë loje.32’ – Faust driblon bukur në hyrje të zonës, gjuan me të majtën dhe grushton në mënyrë spektakolare Alia, duke e nxjerrë topin në këndore.33’ – Është po Marko Alia që shpëton një tjetër rast të artë për Teutën, teksa Daci po e dërgonte topin në rrjetë.40’ – Ka qenë Faust për vendasit që gjuan nga shumë larg duke parë portën e boshatisur, ndërkohë që Alia e ka prekur topin jashtë zone me dore dhe lë ekipin me 10 futbollistë pas daljes me kartonin e kuq.44’ – Faust në goditjen e dënimit gjuan rrezikshëm dhe grushton për mrekulli Alliu duke shpëtuar një gol më shumë se të sigurtë.Minutat dhe rastet e pjesës së dytë:48’ – Vetëm 3 minuta nga pjesa e dytë dhe Teuta kalon në avantazh. Mbrojtja e Skënderbeut zihet në befasi dhe Daci del përballë Alliut dhe shënon golin e avantazhit. 1-0 për Teutën.
Sporti
Korçarët nuk po gjejnë dot ritmin e transfertave
Sporti
JAVA E 8-të e superligës në 3 ditë/ Skënderbeu-Egnatia luhet…
Sporti
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
Sporti
Ermir Rashica ka një idhull, mësoni kë imiton kur…
Kategoria 2
MALIQI/ 4 lojtarë dhe trajneri Egli Malësija në 11-shin më të mirë të javës!
Sporti
Kalendari kuqezi/ Ekipet kombëtare, në misione të rëndësishme e vendimtare në muajin tetor
Sporti
Humbja me Tiranën/ Ivan Gvozdenoviç “hakmerret”, nuk ka asnjë ditë…
Sporti
TENIS/ Njihuni me fituesit “Korça Junior 2024”
Sporti
Presidenti Duka: Organizimi i Kampionatit Europian U-21 është vetëm një event sportiv, Shqipëria përfiton shumë
Sporti
UEFA Development U-15 për vajza/ Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Kosovës
-
Sporti2 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti2 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti3 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Histori5 ditë ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti2 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Aktualitet2 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Super Liga1 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Sporti3 ditë ago
Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë