Sporti
E fundit 70 minuta lojë në dinamo skënderbeu mësoni çfarë ka ndodhur kur duhen edhe 20 minuta deri
Dinamo-Skënderbeu 1-0Shënues:Kaçorri 3’DINAMO:Sali, Hoxha, Zabërgja, Kaçorri (Smaçi 18’), Denisson, Behiratche, Qefalija, Meksi, Gudiabi, Lorran, Vila.Trajner:Dritan MehmetiSKËNDERBEU:Alia, Prençi, Rabiu (Merlim 58’), Liço, Rashica, Nikaj (Djantu 58’), Gerco, Franklin, Dumfor, Vangjeli, Janaqi.Trajner:Ivan GvozdenoviçKartonë të verdhë:Vila, Zabërgja / Vangjeli, JanaqiPa filluar mirë ndeshja Dinamo kalon në avantazhin e një goli. Vetëm 3 minuta, kur akoma skuadrat nuk kishin marrë frymë, një gabim në prapavijën e Skënderbeut, ka bërë që Dinamo të kalojë në avantazh shumë shpejt.Vetëm në minutën e 10-të Skënderbeu zbret në zonën e Dinamos, por kapiteni Dean Liço nuk ishte i vëmendshëm për të gjuajtur përballë portës, pasi del edhe huq.Më pas janë minuta të qeta me një Skënderbe që zgjohet gradualisht dhe Gerco dha një tjetër sinjal të mirë në zonën e Dinamos, por pa arritur të shënojë. Në të 30-ën minutën do të kemi edhe rastin e artë, teksa Rashica për Skënderbeun humbet rastin më të mirë, gjuan përballë portierit dhe jashtë.Skënderbeu luan vërtet mirë në pjesën e parë, por nuk është konkret për të shënuar në portën vendase dhe 45 minutat e para mbyllen 1-0 për Dinamon.Në pjesën e dytë nuk ka asnjë ndërrim për të dy ekipet, ndërkohë që 10 minutat e para flasin për Dinamon, ku Zabërgja është protagonist në 2-3 momnte dhe Skënderbeu shpëton për mrekulli, falë edhe ndërhyrjeve të Marko Alia.Dinamo luan më mirë në fillimin e kësaj pjese dhe trajneri i Skënderbeut ndërhyn me dy ndërrime, duke hedhur në fushë Djantu dhe Merlim. Franklin në minutën e 61-të provon me një gjuajtje, por jashtë duket bërë që të “zgjohet” Skënderbeu. Deri në minutën e 70-të rezultati nuk ndryshon pasi Dinamo kryeson 1-0Minutat dhe rastet e pjesës së parë2’ – Rastin e parë e ka Dinamo ku Zabërgja në zonë gjuan me të majtën dhe topi përfundon jashtë kuadratit.3’ – Mosmarrëveshje mes Prençit dhe Randi Dumfor dhe Kaçorri përfiton duke shkuar drejt portës dhe duke shënuar me parabol golin e avantazhit shumë shpejt.10’ – Kros nga e djathta e sulmit i Rashicës për Dean Liço dhe ky i fundit del huq duke shpërdoruar një mundësi të mirë.18’ – Gerco bën mirë në zonën dinamovite dhe me të majtën pason dhe gjuan njëkohësisht, por Rashica nuk përfiton nga ky pasim dhe topi përfundon jashtë.30’ – Rasti më i mirë i këtyre 30 minutave është për Skënderbeun. Rashica del diagonal në krahun e djathtë përballë portës, gjuan dhe fatkeqësisht topi përfundon jashtë. Rasti më i mirë për të dy skuadrat deri në këtë moment.Minutat dhe rastet e pjesës së dytë53’ – Është Dinamo që me anë të Meksit shërben në zonë për Lorenco Vilën që gjuan lehtë dhe pret pa shumë vështirësi Marko Alia.55’ – Dinamo për pak sa nuk shënon edhe golin e dytë. Është Zabërgja që del përballë Alia dhe shpërdoron duke gjuajtur jashtë.57’ – Zabërgja për vendasit një nga më të mirët në fushë përsëri ka rast shënimi. Gjuan dhe Alia bën mrekullinë duke e grushtuar topin në këndore.61’ – Franklin shënon rastin e parë të kësaj pjese, ku gjuan fuqishëm, por jashtë.68’ – Zabërgja ka ditën e rasteve të shpërdoruara teksa pas krosit nga e majta thuajse me portën bosh në shtyllën e dytë, gjuan jashtë.
Kategoria 2
MALIQI dënohet me 2 milion lek gjobë/ Lion Ndoci pezullohet me 2 ndeshje
Kategoria 1
POGRADEC/ Komisioni i Disiplinës dënon Nesti Binishin!
Sporti
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
Sporti
Sfida me Egnatian e rëndësishme/ Presidenti Takaj zbarkon 3 ditë para në Korçë
Sporti
Raundi i parë i kualifikueseve të Euro U-17 do të zhvillohet në Shqipëri, përcaktohen stadiumet ku do të luhen ndeshjet
Sporti
“10 vite kuqezi, 10 vite krenari & realizim i ëndrrës së fëmijërisë”, Ermir Lenjani vendos të tërhiqet nga Kombëtarja!
Sporti
Klubi “Skënderbeu” njofton ndeshjen me Egnatian me mbrojtësin Andrea Gerco
Sporti
Egnatia vjen në Korçë me “frikë”
Kategoria 2
MALIQI udhëton në Memaliaj/ Devolli transfertë në Delvinë
Sporti
“Abissnet Superiore”/ Java e 8-të e kampionatit nis të premten me takimin Dinamo City-Laçi
-
Sporti4 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti3 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti2 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Super Liga3 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet3 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti2 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti1 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti1 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti1 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!